Bomba e Marca-s, Real Madrid ka akordin me Eden Hazard

506
Sigal

Pas muajve të tërë të mbushut me flirte dhe joshje, duket se ka ardhur dhe kleçka që do të mbyllë përfundimisht tratativën. Eden Hazard dhe Real Madrid nuk kanë qenë kurrë kaq pranë dhe, sipas asaj që shkruan “Marca”, fantazisti i çelsit është fare pranë akordin me “Los Blancos” dhe firma duhet të vijë shumë shpejt. Belgu i bluve të Londrës nuk e ka feshur kurrë dëshirën për të shkuar një ditë në Madrid e të luajë me fanellën e Realit dhe duket se kjo dëshirë është fare pranë realizimit.

“Konfirmimi” indirekt sipas “Marca”-s ka ardhur nga Zinedin Zidan, gjatë një konferencë shtypi në vigjilje të ndeshjes kundër Eibarit. “Nuk do të jap opinionin tim personal për Hazard. Do të flasim në fund të këtij sezoni ose në fillim të sezonit të ardhshëm,” pat thënë trajneri francez i Real Madridit.

Marca

Pasi iu afruan shumë belgut verën e shkuar menjëherë pas shitjes së Kristiano Ronaldos, Real Madrid dhe Hazard duket se do t’i thonë po njëri-tjetrit dhe as frenimi i merkatos së çelsit nuk do ta ndalë këtë operacion. Klubi anglez ka kuptuart dëshirën e yllit të tij për një aventurë të re dhe, ndonëse me zemër të thyer, ka ndërmend t’ia plotësojë këtë dëshirë. Natyrisht jo gratis, do të duhen shumë milionë euro. Flitet mbi 100 milionë, por “Marca” nuk jep shifra.