Sigal

30 minuta mbledhje koke me kokë me Orges Shehin kanë mjaftuan që lojtarët t’i besojnë fjalës së trajnerit për t’i dhënë fund bojkotit dhe për t’iu rikthyer normalisht seancës stërvitore. Sigurisht, tekniku ka folur në emër të drejtuesve të klubit, të cilët kërkojnë mirëkuptim nga lojtarët, pasi gjërat pritet të ndryshojnë shumë shpejt. Është e qartë që klubi por përjeton një moment të vështirë financiar, kjo e kushtëzuar nga dënimi i UEFA-s ku përveç pezullimit nga kupat e Evropës korçarët duhet të paguajnë dhe 1 milion euro gjobë.

Kjo ka bërë llogaritë e Skënderbeut të bllokohen nga UEFA, por kësaj barre financiare i janë shtuar edhe gjyqet e shumta që klubi ka ndërmarrë kundër UEFA-s, por dhe të disa çështjeve që kanë shkuar deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. E gjithë kjo tablo financiare ka bërë që të këtë efekt të drejtë për drejtë tek pagat e lojtarëve. Në pritje të vendimit përfundimtar të KAS, çka do t’i japë fund betejave të vazhdueshme ligjore, lojtarët i kanë besuar fjalës së Shehit dhe kanë rinisur stërvitjen për të gjënë të gatshëm për sfidën kundër Kamzës.

Pavarësisht profesionalizimit të lojtarëve është e qartë që çështja e pagave është shqetësuese, në fund të muajit nuk mund të mjaftojë gjithnjë vetëm fjala e trajnerit apo premtimet e presidentit.