Blatter akuzon Gjermaninë dhe Francën si shkaktarë në përzgjedhjen e Katarit

112
Presidenti i dorëhequr i FIFA-s Josep Blatter vijon të krijojë polemika me deklaratat e tij. Pak kohë më parë ngriti hije dyshimi përsa i përket vendimit për tu dorëhequr, duke e dorëzuar mandatin e tij në duart e kongresit, ndërsa tashmë akuzon Francën dhe Gjermaninë si dy shtete që përcaktuan Katarin si vend organizator të botërorit të vitit 2022, duke kërkuar të shmangë përgjegjësitë e tij personale
“ Dua t’iu them se ish presidenti i Gjermanisë Christian Wulff dhe ai i Francës Nicoals Sarkozy, ishin dy personat që ndikuan më shumë në përcaktimin e Katarit si vend organizator të botërorit. Ata influencuan tek përfaqësuesit e tyre duke i detyruar të votonin për vendin e gadishullit arabik. Mendoj se përgjegjësinë për këtë përzgjedhje duhet ta mbajnë ata të cilët dëshironin që kjo kupë botë të zhvillohej në Katar. “
Blatter duket se kërkon të krijojë një mburojë, në një moment kur ai vetë ndodhet në qëndër të sulmeve pas skandaleve të njëpasnjëshme që përfshinë qeverinë botërore të futbollit, ku i fundit ishte ai i arrestimit me akuzën e korrupsionit të 7 ish-funksionarëve të lartë të këtij institucioni
“ Federata gjermane e futbollit u komandua nga presidenti asokohe i Gjermanisë Wulff të votonte Katarin për interesa të larta ekonomike. Unë personalisht punoj me parimin e udhëheqësit dhe nëse komiteti ekzkutiv vendos për një çështje, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se te pranoj verdiktin “
Botërori i Katarit, por edhe ai i vitit 2018 që do të mbahet në Rusi, kanë shkaktuar polemika të shumta, ku dyshohet për afera korruptive të cilat në fund kanë ndikuar në përzgedhjen e tyre.