Michal Vatos, zjarrfikësi që u shua në Shqipëri. Ja rrëfimi i familjarëve në Çeki

476
Familjet e dy turistëve të vrarë në Prekal të Dukagjinit janë në pritje të dorëzimit të trupave të tyre nga mjekësia ligjore në Tiranë, ndërsa tragjedia e rëndë i ka tronditur thellë ata.
Babai i Ana Kosonovës, turistes së vrarë me plumb në kokë ka thënë për mediat çeke që është i shokuar, ndërsa ka rrëfyer bisedën e fundit me të.
“Kjo është një tragjedi e madhe dhe një shok për të gjithë ne. Unë nuk mund ta besoj. Vajza shkoi me të dashurin e saj me pushime në mes të javës së kaluar. Ai kishte bërë një udhëtim të ngjashëm vitin e kaluar, kishte mbetur i mahnitur dhe donte të conte atje dhe vajzën time”
Babai i 36 vjecares ka treguar se ka mësuar nga policia lajmin e tmerrshëm.
“Lajmin e mësova nga policia, më pas dhe një mbesa ime më tregoi se kishte lexuar për ngjarjen e tmerrshme përmes rrjeteve sociale.
Me vajzën e një shoku ai shkoi për vit e gjysmë. Unë e di se ai ishte i ri, nga Pilsen dhe ka punuar me zjarrfikësit. Vajza ka punuar në një kohë si në një kompani në Pragë dhe më pas si këshilltar për kompaninë e kreditit.
Ndërkaq Prindërit e Michal që jetojnë në një shtëpi të vogël në një fshat të Çekisë u kanë thënë mediave që trokitën në derën e tyre se nuk mund ta flasin për këtë tragjedi për familjen e tyre.
Nëna e tij tregoi vetëm se komunikoi me mesazhe me djalin e saj, dhe nuk ja dëgjoi dot zërin për herë të fundit.
Ndërkaq kolegët e punonjësit të zjarrfikëses në Çeki e kanë përjetuar mjaft dhimbshëm. “Ishte zjarrfikës me trup dhe shpirt, dhe gjithmonë ofrohej për të ndihmuar të tjerët”, – thonë kolegët e tij.
Sigal