Shpërthen bombola e gazit në një piceri në Sarandë

618
Një bombol gazi ka plasur në një piceri në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë.
Policia e Sarandës bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa si pasojë plasjes së bombolës janë djegur disa sende dhe aparatura të lokalit.
Mësohet se zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore.
Sigal