Azerbajxhani po bëhet gati për Formula 1

497
Azerbaixhani po bëhet gati të zbresë në pistën e F1 me skuadrën e tij. Njoftimi është dhënë nga Ministri i Sporteve në vëndin që po organizon të parat Lojëra Evropiane, në Baku. Paraqitja e parë e shtetit të pasur në rezerva nafte do të bëhet sezonin e ardhshëm me të parën garë në historinë e vëndit.
Pista do të realizohet në rrugët e kryeqytetit Baku dhe do të shënojë fillimin e përfshirjes në sportin e shpejtësisë. Ministri në fjalë, Azad Rahimov, konfirmoi dëshirën e qeverisë azere për të patur një skuadër sipas modelit të përfaqësueseve në sportet e tjera.
Nëse nuk arrin të bëhet gati në kohë, zgjidhja do të jetë sponsorizimi i një prej skuadrave aktuale në F1. Ndërsa sipas “Press Association”, ky propozim do të përfshijë edhe biznesin vëndas. Sërish Rahimov konfirmon mbështetjen e shtetit për ata që duan të përfshihen në këtë projekt.
Sigal