Atalanta presion Milanin për Champions, notat e Berishës dhe Gjimshitit

531
Sigal

Europa League nuk përmbush më egon e Atalantas, Champions League po, në Bergamo tifozët kanë filluar të ëndërrojnë për gjëra të mëdha, fundja shifrat dhe ecuria e tyre janë reale. Fitorja e fundit në transfertë kundër Cagliari afron Berishën e Gjimshitin në zonën e nxehtë, Milan është vetëm një pikë larg ndërsa Inter pesë, sot më shumë se kurrë Atalanta ka po aq të drejtë sa ekipet e tjera të mendojnë për një pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh.

Ndaj Cagliarit mjaftoi një gol i Hateboer në minutën e 50-të dhe një mrekulli e Berishës ndaj Pavolettit për të siguruar tre pikët. Dy legjionarët shqiptar ishin jo vetëm titullarë por dhe protagonistë në këtë sukses. Në është me fat i apo i aftë, mbase pak nga të dyja, por ndërhyrja e tij ndaj Pavolettit ishte po aq e rëndësishme se goli i Hateboer, nota 6,5 për Berishën shkruan TutttomercatoWeb.

Atalanta Berisdha Dhe Gjimshiti

Ndeshje pas ndeshje Gjimshiti po shndërrohet në një digë përpara Berishës, ndaj Cagliarit ishte i pa kalueshëm në lojën në ajër, në duelin ndaj Pavolettit ia doli thuajse gjithnjë por kur luhet poshtë diskutimi ndryshon, nota 6,5 për Gjimshitin.