Agron Kaja: De Biazi “anti-shqiptar”, merr tjetër italian zëvendësues

524
Sigal

KOMBËTARJA/ Tekniku ynë me dy shtetësi, albanezi Gani Abazi, ka bërë përzgjedhjen e re për ndihmësin e tij

Dje është bërë publik edhe emri i zëvendëstrajnerit të ri të Kombëtares shqiptare të futbollit, dhe ai nuk do të jetë Ervin Bulku, por një tjetër italian, i cili do të zëvendësojë patriotin e tij Paolo Tramexani që u largua në muajin dhjetor për të drejtuar skuadrën e Luganos në kampionatin zviceran të futbollit. Pritej që në këtë vend të ulej njeri nga ish-futbollistët e Kombëtares në dhjetë vitet e fundit, Ervin Bulku, ndërkohë që ai ka qenë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses në dy vite, pasi nuk ka luajtur si futbollist në fushën e lojës. Ka ndodhur kështu, sepse trajneri Xhani De Biazi ka preferuar përsëri një asistent italian për të zënë vendin e lënë bosh nga Paolo Tramexani, njoftim ky që ka ardhur dje nga mediat italiane. Këtë lëvizje të re e ka bërë të ditur portali i gazetarit të njohur italian Xhianluka Di Marzio, i cili deklaron se, në vazhdimësi, Marko Veroneze do të jetë krahu i djathtë i teknikut të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazit. Nisur nga ky emër, mediat italiane qartësojnë se De Biazi ka vendosur t’i besojë zëvendëstrajnerin e Kombëtares shqiptare, pikërisht një ish-futbollisti të tij në periudhën kur ai ka drejtuar Veronezen, dhe në vitet e suksesshme te Modena, të cilën e ngriti nga Serie C1 në Serie A. Vetë zëvendëstrajneri Veronese (deri më sot jo-zyrtar), ndonëse i dalë nga akademia e Interit si sulmues me perspektivë, ka kaluar karrierën e ti si futbollist në ekipe të vogla, derisa e mbylli atë përfundimisht te Pavia. Ai drejtoi ekipin e para të rinjve të këtij klubi para se të bëhej asistent i Fulvio Peas te pankina e Monzës dhe Kremonezes. Ndërkohë që zëvendësi i De Biazit pritet që të vijë javën e ardhshme në Tiranë për të nënshkruar kontratën e re, ende nuk dihet ende nëse do të merret edhe me zbulimin dhe ndjekjen e talenteve, ashtu siç bënte Tramexani para tij. Ndërkohë, parashikohet që edhe Ervin Bulku të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses, si asistenti shqiptar i De Biazit. Deri këtu duket se teknikisht është zgjedhur rruga e duhur në këtë përzgjedhje, por duke e parë në këndvështrimin real, në atë paraqitje jo fort bindëse që skuadra jonë Kombëtare është duke bërë në ndeshjet eliminatore për Botërorin 2018, një emër i tillë duket më shumë si një preferencë personale e De Biazit, se sa një zgjedhje që do të ishte në nivele të mira trajningu. Nëse i referohemi biografisë sportive të Veronezes, ai ka disa vite si trajner amator, sepse skuadrat që ka drejtuar për një periudhë të shkurtër e më tepër si zëvendëstrajner, kanë qenë në nivele të tilla. Kësisoj, lind pyetja se: Pse duhej një ndihmës Italian dhe jo një trajner shqiptar që të ishte edhe një e ardhme? Këtë De Biazi nuk e mendon ndoshta, edhe pse ai ka nënshtetësinë shqiptare me emrin Gani Abazi, por edhe për arsyen tjetër, sepse italianët nuk janë shumë të afruar kur vjen puna për “shitjen” e ideve teknike jashtë rrethit të tyre. E ky përfundim del më i zbuluar, kur kthejmë sytë nga ndeshjet që ka luajtur Kombëtarja jonë në eliminatoret e Botërorit 2018, ku në Grupin G ka shënuar 2 fitore dhe 2 humbje. Duke qenë realisht jashtë çdo synimi, pasi kualifikohen vetëm dy skuadrat e para në grup, e duke qenë se janë Spanja dhe Italia si pretendente në krye të Grupit G, shanset duket shumë të largëta. Por, në raport me kalenderin dhe duke e parë këtë Kombëtare edhe pas humbjes së e fundit me Izraelin në Shkodër, një trajner italian mund të quhet vetëm një merkato për biografinë e tij, se sa një ndihmesë për një të ardhme shqiptare në bankinë. Pa e komprementuar këtë fakt të ardhur nga mediat italiane (që nuk mund të paragjykohen), ndoshta edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do ta ketë “pleqëruar” me De Biazin, dhe ardhja e Veronezes në Tiranë mund të jetë vetëm një konfirmim zyrtar. Gjithsesi, ky është lajmi i ri, ku në bankinën shqiptare më 24 mars 2017, në ndeshjen kundër Italisë, do të kemi një “mini Itali”!

Somario
Pse duhej një ndihmës Italian dhe jo një trajner shqiptar që të ishte edhe një e ardhme? Këtë De Biazi nuk e mendon ndoshta, edhe pse ai ka nënshtetësinë shqiptare me emrin Gani Abazi, por edhe për arsyen tjetër, sepse italianët nuk janë shumë të afruar kur vjen puna për “shitjen” e ideve teknike jashtë rrethit të tyre

BIOGRAFIA SPORTIVE
Marko Veroneze
Datëlindja: 22 maj 1976
Vendlindja: Cinisello Balsamo, Itali
Gjatësia: 183 cm
Pozicioni në fushë: Sulmues
Skuadrat ku është aktivizuar: 1994-1998 Inter 3, 1995-1996 Rexhina, 1996-1997 Monza, 1997-1998 Prato, 1998-2003 Kievo, 1999-2000 Alzano Virescit, 2000-2002 Modena, 2002-2003 Vicenza, 2003-2005 Specia, 2005-2007 Pavia, 2007-2008 Venecia, 2008-2009 Çezena, 2009-2011 Leko, 2011,
Si trajner: PaviaBerreti 2012-2014, trajner i jashtëm te Pavia Berreti 2013-2014, Ndihmëstrajner te Monza, 2014-205, nga janar 2017, zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare

KOMENT

Futbollistët e rinj shqiptarë, preferencë Kombëtaret e huaja?!

Nuk pranojnë Shqipërinë, luajnë me Kombëtaret e huaja!

Ja pse ndodh që, shumë lojtarë me origjinë shqiptare nuk janë pjesë në Kombëtaret e moshave, të tjerët largohen pas U 21?! Sepse, në harkun e 25 viteve të fundit, kur edhe Shqipëria u hap me Europën dhe shumë shqiptarë emigruan në shtete të tjera, prej kësaj pjese të popullsisë kanë dalë edhe talente në sporte të ndryshme, të cilët në disa raste janë bërë edhe protagonistë. Duke qëndruar tek futbolli, aty ku ky konstatim bëhet edhe më i dukshëm, le të themi se ky përfundim ndoshta vjen edhe nga fakti se, në Europë ka shumë futbollistë të rinj me origjinë shqiptare, të cilët për arësyet e tyre personale, apo subjektive, më shumë preferojnë të jenë pjesë e Kombëtareve në vendet ku ata luajnë. Ky nuk mund të themi se është një tregues vetëm për futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova, Maqedonia apo edhe nga trevat e tjera shqiptare, sepse ka patur edhe të tjerë shqiptarë që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kombëtareve shqiptare, e këtu më shumë vend zenë ata që kanë luajtur e luajnë për Greqinë. por tek ata eksizton edhe rreziku që me kalimin e kohës të atashohen në Kombëtaret e shteteve të tyre amë. Kështu ndodhi gjatë vitit të kaluar kur Kosova u pranua në UEFA dhe në FIFA, ku nga 17 futbollistë me origjinë kosovare që ishin grumbulluar nga trajneri Xhani De Biazi, 9 prej tyre shpallën divorcin menjëherë. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre e kishin nga pakënaqësia që nuk u grumbulluan për tri ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Francë 2016”,