Ndeshja në “Elbasan Arena”/ Ja strategjia anti-Izrael e De Biazit

445

 

Sigal

Kombëtarja po vijon
përgatitjet me intensitet të lartë për sfidën e 12 nëntorit me Izraelin, e cila
do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për
kualifikueset e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Me anë të tri seancave stërvitore dhe takimeve kokë më
kokë me të gjithë lojtarët, tekniku De Biazi dhe stafi i tij ka arritur të
konstatojë formën dhe gjendjen e çdo futbollisti që ka thirrur për këtë sfidë
delikate, ndërsa tashmë puna është përqendruar në ndërtimin e strukturës së
skuadrës.

Gjendja jo e mirë fizike e një
pjese të lojtarëve ka bërë që trajneri të provojë në këto tri seanca thuajse të
gjithë futbollistët, me qëllim që të hedhë në fushë 11-shen më në formë për
momentin

Formacioni i mundshëm

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga sfida me Izraelin, rivali
direkt i Shqipërisë, stafi teknik i Kombëtares kuqezi po ndërton pak e nga pak
strukturën e 11-shes së parë, me të cilën do të prezantohen në këtë
90-minutësh. Duhen edhe gjashtë seanca të tjera stërvitore që De Biazi të
përcaktojë përfundimisht formacionin me 11 titullarët, por, nga sa u kuptua nga
stërvitja e pasdites së djeshme, italiani nuk është i bindur për repartin e
mesit të fushës, i cili do të përbëhet nga pesë lojtarë.

Teksa mbrojtja ka marrë formë me
katërshen: Mavraj e Gjimshiti në qendër, të mbështetur në të majtë nga Agolli
dhe Hysaj në të djathtë. Për një vend në qendër të mbrojtjes do të luftojnë
Veseli, Ajeti e Gjimshiti, ku i fundit duket se ka më shumë përparësi se dy
kolegët e tjerë.

Mesfusha

Në repartin ndërlidhës të skuadrës, janë disa lojtarë që
do përpiqen t’i mbushin “mendjen” De Biazit për një vend titullari. Nga çka la
të kuptohet nga seancat stërvitore të djeshme, italiani pritet të rreshtojë një
mesfushë shumë të ngjeshur, duke aktivizuar Xhakën, Abrashin dhe Kukelin në
vijë të drejtë para mbrojtjes së mbështetur nga Llullaku dhe Memushaj para
tyre.

Sulmi

Bekim Balaj, me dy golat që i
shënoi Zenitit në fundjavë, duket se e ka prenontuar vendin e titullarit. Ky
ishte një nga variantet që italiani testoi dje, pasi në varësi të skemave,
ndryshonte edhe formacioni. Gjatë ushtrimeve të ndryshme, janë aktivizuar edhe
lojtarë si Lila, Roshi, Hyka, Mavraj e Çani, të cilët shkartiseshin me lojtarët
e sipërpërmendur.

Stërvitja

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja mbylli me sukses seancën e
tretë stërvitore në kuadër të përballjes me Izraelin. Edhe kjo seancë është
zhvilluar nën kushte të rënda klimaterike, por diçka e tillë nuk e ka penguar
skuadrën të ushtrohej maksimalisht.

Ekipi, ditën e djeshme, zhvilloi dy seanca stërvitore,
paradite dhe pasdite. Në seancën e paradites, italiani u fokusua më shumë te
përgatitjet e goditjeve standarde, duke testuar mbrojtjen dhe sulmin.
Pavarësisht se në pamje të parë De Biazi u duk i rreptë dhe serioz, ai
duartrokiste dhe motivonte lojtarët, kur skemat realizoheshin në perfeksion.

Ndërsa kur diçka shkonte keq, në
fushë dëgjohej vetëm e bërtitura e italianit, i cili u kërkonte llogari
lojtarëve. Ndryshe u ushtrua skuadra pasdite, pasi pjesën më të madhe të
minutazhit e morën skemat, provat për të testuar mbrojtjen./Panorama Sport/