250 mijë euro për Dokën, klubi kroat i bën ofertë zyrtare Tiranës

499
Mbrojtësi i krahut të djathtë te skuadra e Tiranës, Albi Doka, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve ku ndër to është edhe skuadra kroate e Osijekut, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Eros Grezhda.
Klubi kroat që garon në turin e dytë të Ligës së Europës, dëshiron shërbimet e Dokës, duke para aftësitë e tij por edhe moshën e re që lojtari ka. Ai mund të jetë një investim shumë i mirë për të ardhmen dhe kroatët janë gati të paguajnë për kartonin e futbollistit shqiptar.
OFERTA
Osijek vjen me një ofertë konkrete në drejtim të Dokës. Burime të besueshme të “Panorama Sport”, pranë klubit bardheblu, kanë bërë me dije se për mbrojtësin 20-vjeçar ka mbërritur një ofertë zyrtare për të blerë kartonin.

Oferta shkon deri në 250 mijë euro. Përveç kësaj, klubi kroat është gati që të përfshijë në marrëveshje edhe një përqindje në kartonin e lojtarit në rast se ai shitet te një tjetër skuadër.

Në ditët ne vijim, drejtuesit e klubit pritet t’i kthejnë një përgjigje klubit të Osijekut, nëse do të pranojnë apo jo ofertën e mbërritur.
Sigal