Sigal

Luka Modriç u shpall një natë më parë nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit. Pas këtij çmimi Modriç ka vendosur që trofeun t’ia dedikojë një personi të veçantë për jetën dhe karrierën e tij, Zvonimir Boban.

Në momentin e fjalimit prekës në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e shkuar, ishte i pranishëm edhe vetë Boban i cili u përlot kur dëgjoi dedikimin prekës të Modriç.

“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Zvonimir Boban, idhullin tim dhe kapitenin e përfaqësueses së Kroacisë në vitin 1998, kur u renditën në vendin e tretë në Botëror. Me atë paraqitje, ai dhe e gjithë skuadra na frymëzoi të gjithëve, ne brezave të ardhshëm, e më në fund ia dolëm që në Botërorin e Rusisë të renditeshim në vendin e dytë”, tha Modriç.