13 ndryshime në listën e Panuçit, ja kush mbeti jashtë Kombëtares

563
Plot 13 lojtarë që në vitin e kaluar kanë qenë pjesë e padiskutueshme e Kombëtares së drejtuar nga Kristian Panuçi, nuk janë thirrur për miqësoren ndaj Norvegjisë. Pritet që trajneri të japë arsyet e tij për këto zgjedhje të hënën në konferencën e zakonshme për shtyp, por “Panorama Sport” mëson se për disa zgjedhje Panuçi ka qenë i detyruar.
Kjo vlen për të paktën katër lojtarë, prej të cilëve tre vuajnë nga dëmtimet. Bëhet fjalë për Amir Abrashin, Burim Kukelin dhe Frederik Veselin, të cilët kanë dëmtime dhe nuk po luajnë as në skuadrat e tyre. Nga ana tjetër, Ledian Memushaj nuk u grumbullua pasi në miqësoren e fundit me Turqinë gjatë vitit të kaluar, u ndëshkua me karton të kuq. Rregullorja e FIFAs bën që ky ndëshkim të jetë në fuqi për takimin e radhës miqësor dhe kësisoj vlonjati nuk u grumbullua. Sa i përket lojtarëve të tjerë, janë zgjedhje teknike të italianit.
Ansi Agolli
(zgjedhje teknike)
Migjen Basha
(zgjedhje teknike)
Burim Kukeli
(i dëmtuar)
Amir Abrashi
(i dëmtuar)
Frederik Veseli
(i dëmtuar)
Ledian Memushaj
(i pezulluar)
Ergys Kaçe
(zgjedhje teknike)
Hysen Memolla
(zgjedhje teknike)
Ivan Balliu
(zgjedhje teknike)
Valon Ahmedi
(zgjedhje teknike)
Jahmir Hyka
(zgjedhje teknike)
Astrit Ajdareviç
(zgjedhje teknike)
Azdren Llullaku
(zgjedhje teknike)
Sigal