Rajna Kovaçi: Marrëdhëniet e dyshimta dhe sekrete të Leninit, Hitlerit dhe “huqet” e liderit Nazist

306

Marrëdhëniet biseksuale dhe “huqet” e liderëve nazistë e sovjetikë dhe cili ishte njeriu më i besuar i Hitlerit

Puthjet e “Dyshimta” të Leninit, dashuria sekrete e Hitlerit, vetëvrasja e Svetllanës së Stalinit etj…

Të ashtuquajturat marrëdhënie shpirtërore të diktatorëve nuk mund t’i quajmë dashuri por perversitete anormale. Ata ishin qenie të egra, të çmendur, anormalë, të diagnostikuar pacientë me sëmundje psikike të rënda. Me gratë e fëmijët e tyre nuk kanë qenë më pak të ashpër, se popujt që kanë masakruar. Të “martuar apo të dashuruar” me ideologjinë e me partinë, asnjëherë nuk i trajtuan si të barabarta. Ashtu si e dimë edhe ne ata përshkohen nga egoizmi i tepruar, urrejtja mizoria e pashpirt si me popujt po ashtu edhe me familjarët.

Lenini dhe Inesa Armand

Për aktivisten e shquar të lëvizjes komuniste botërore Inesa Armand dhe marrëdhëniet e saj dashurore me udhëheqësin e proletariatit botëror Vladimir Iliç Lenin, janë shkruar shumë gjëra interesante dhe analiza psikologjike. Ajo u kthye në një shërbëtore të bindur ku pranonte çdo tekë të Leninit. Ajo që është e përgjithshme për të lidhur marrëdhëniet e tyre shpirtërore me bashkëshortet apo me të dashurat, që nga Lenini asketik, Musolini dashnor i çmendur, apo te “burri si pantofël”- Çaushesku e deri tek Hitleri, që e ndalonte rreptësisht Eva Braun të bënte tualetin minimal, të pinte cigare dhe deri atje sa që nuk e lejonte të dilte nga dhoma e saj. Me sjelljen e tij perverse e çoi Evën sa të bënte disa herë tentativë për vetëvrasje.

Pra, duke u nisur nga këto fakte si edhe nga fakte të tjera për Diktatorët, pa harruar Stalinin, Fidel Kastron, Mao Ce Dunin, Enver Hoxhën kanë qenë shumë të egër, të pashpirt të pamëshirshëm edhe ndaj njerëzve të tyre më të afërt. Jo rastësisht gratë e diktatorëve në përgjithësi binin në depresione të rënda, vuanin nga çrregullime të rënda psikike, siç e përmenda më lart shkonin deri në vetëvrasje. Gjysmë mbesa e Hitlerit që thuhet se mbeti edhe pasioni i tij më i madh – u vetëvra në shtëpinë ku ajo bashkëjetonte me Hitlerin në Mynih. Pasi kaloi një krizë të rëndë nervore, si shkak i sjelljeve dhe kërkesave seksuale perverse të gjysëm xhaxhait të saj. Në Kremlin u vetëvra gruaja e Stalinit – Svetllana Alilueva. A e dini përse? Nga egërsia dhe perversiteti i Stalinit…

Trekëndëshi i dashurisë së Leninit

Një nga vuajtjet e këtyre grave ishte edhe tradhtia monstruoze e Diktatorëve. Po të analizojmë Musolinin përveç dy grave të tij “të ligjshme”, ai mbante një numër të konsiderueshëm femrash-dashnore. Mao që ishte martuar katër herë, i pëlqenin kërcimtaret-balerinat, që ia gjente sekretari i tij personal. Në të vërtetë, gruaja e fundit, artistja, Cjan Cin nuk e kalonte kohën vetëm, por kishte edhe ajo vuajtjet personale. Tiranët, të cilët, ishin martuar me “besën e vetme”, verbuar pas ideologjisë së tyre, partisë ose juntës, asnjëherë nuk janë sjellë dhe nuk i kanë trajtuar me sinqeritet. Gratë dhe të dashurat e tyre vuanin shumë nga mungesa e respektit, e ngrohtësisë, vëmendjes, nga dyshimi i përjetshëm, mungesa e dashurisë. Mao mbetet një nga diktatorët e tmerrshëm që gjatë kohës që ka qenë në krye ka vrarë më shumë njerëz të pafajshëm vetëm nga dëshira dhe çmenduria apo dyshimi. Duke qenë në rivalitet me Stalinin, Lenin etj.

Inesa Armand

Lenini, ashtu si e kam shkruar tek libri im, ka bashkëjetuar, nën një çati me Nadezhda Krupskajën dhe me Inesa Armand. Njëra ka qenë sekretarja e tij, ndërsa tjetra i përkthente materialet e tij të partisë në frëngjisht. Në vitin 1912 Lenini e dërgoi Inesa Armand në një mision ilegal shumë të vështirë, të rrezikshëm por shumë të rëndësishëm për të, në Rusi, ku e arrestuan shpejt e shpejt. Udhëheqësi i proletariatit nuk nguroi ta ngarkonte këtë grua me këtë mision kaq të rrezikshëm, megjithëse e “donte shumë”. Për këtë dashuri flet qartë letërkëmbimi i tyre, i zbuluar dhe i botuar vitet e fundit. “Аh, sa do desha të mbuloja me qindra dhe mijëra puthje “, shkruante Vladimir Ilic. Ndërsa Inesa përgjigjej: “Dhe nga puthjet do të privohesha, për sa kohë që unë vetëm të kisha mundësinë të shikoja, të flisja me ty – gëzimi im i pashprehur”

Në vitin 1917 Inesa Armand erdhi në Rusi bashkë me Leninin dhe Nadezhda Krupskajën me një vagon të vulosur. Të tre udhëtuan në një vagon. Deri në këtë moment me sa duket Krupskaja ka duruar gjithçka, si aventurat e tij prej gei etj., por papritur gota u mbush dhe u derdh, dhe ajo vendosi një ultimatum – ose ajo, ose unë! Dhe “trekëndëshi dashuror” u copëzua. Kjo ishte një goditje e rëndë për Inesa Armand. “U ndamë, u ndamë i dashuri im, sa dhimbje ndjej!” – shkruante ajo Iliçit. Lenini e çoi me pushime në Kaukaz, ku ajo u sëmur me kolerë dhe vdiq. Lenini e përjetoi këtë ngjarje shumë rëndë. E vetmja gjë, që ai mund të bënte ishte ta varroste në një vend pak më të rëndësishëm. Pranë murit të Kremlinit. Kush kishte menduar në atë kohë se imazhi i tij ishte shumë i idealizuar dhe ishte shumë larg realitetit. Nëse flasim me sinqeritet, për Leninin, do të them se: Ai ishte fanatik dhe i përsosur në marrëdhëniet poligame.

Familja e Leninit nuk kishte qenë kurrë e pasur. Përkundrazi, babai vdiq herët, dhe përgjegjësia e familjes së madhe prej gjashtë fëmijësh binte mbi nënën e tij, Maria Ulyanova. Situata ishte e komplikuar nga fakti se asnjë prej fëmijëve të Ulyanovëve nuk punonte, derisa arritën në moshën e pjekurisë. Ata të gjithë zgjodhën rrugën e revolucionit. Të gjithë fëmijët, përveç Vladimirit, i cili ishte në emigracion, e në burg.

Lenini edhe vetë nuk kishte të ardhura financiare dhe jetoi deri në moshën 40 me të hollat e nënës së tij. Gjatë kësaj kohe, rreth 17 vite jetoi në mërgim. Duke u zhvendosur nganjëherë në Zvicër, në Paris, në Gjermani. Në Zvicër ai jetoi në një sanatorium për disa kohë, ku përmirësoi shëndetin e tij. “Kam disa ditë në këtë vend turistik dhe ndjehen më mirë. Jeta këtu është shumë e shtrenjtë. Kështu që nuk kam më buxhet dhe kam nevojë të më dërgoni para… Në qoftë se ju mund të më dërgoni njëqind rubla”, i shkruante ai nënës së tij, në korrik të 1895. Tre javë më vonë ai u transferua në Berlin, ku i dërgoi përsëri një telegram urgjent nënës: “Kam frikë se jam në vështirësi me financat”: “Tundimi për të blerë libra. Është kaq i madh sa që paratë shkojnë djalli e di se ku … Nëse është e mundur, më dërgoni 50-100 rubla”. Dhe nëna i dërgoi paratë. Ajo e shiti shtëpinë e saj për shkak të të birit.
Me sa duket me një pension, Maria Ulyanova nuk mund t’i siguronte të gjithë fëmijët e saj, edhe pse merrte 100 rubla në muaj, e cila për atë kohë ishte një shumë solide. Për më tepër, “i biri i revolucionit” dhe gruaja e tij, partnerja Nadezhda Krupskaja, në emigrim nuk privoheshin dot nga shërbimi që vinte çdo ditë për disa orë. Çifti shpesh shkonte nëpër kafene: Krupskaya vetë e kishte pranuar se “mund ta shtynte edhe me mustardë”.
Si përfundim, nëna e Leninit e shiti pasurinë e familjes, së blerë me trashëgiminë e saj nga bashkëshorti i saj. Pjesa më e madhe e fondit shkonte për të paguar borxhet e familjes. Me pjesën tjetër të parave, ajo hapi një llogari bankare dhe familja jetonte me interesat për një kohë të gjatë. “Fondi familjar” përmendej pothuajse në çdo letër që i dërgonte nënës.

Bashkëshorte për 40 orë

Një figurë tjetër e librit tim ishte – Eva Braun. Pagoi duke sakrifikuar me jetën e saj përkushtimin ndaj Hitlerit. Emri i saj mbetet pothuajse anonim deri afër fundit të Rajhut të Tretë. Hitleri kishte frikë se “shoqja e tij e jetës” do të dëmtonte imazhin e tij të ashtuquajturit: “babait të kombit”, i cili sipas tij ishte gati të sakrifikonte gjithçka në emër të “madhështisë së popullit gjerman”. “E fejuara ime është Gjermania!”, “unë jam martuar me kombin Gjerman”, me patetizëm deklaronte ai. Eva Braun jetonte në rezidencën e fyrherit në malet e Oberzalcburg. Kur ishte vetëm ajo qante shumë shpesh, por kur Hitleri kthehej nga Berlini ajo sikur ringjallej. Ai “bujarisht” e mbulonte me çokollata dhe lule shumëngjyrëshe. Ata shtriheshin për të fjetur në mesnatë. Flinin në dhoma gjumi të ndara, prandaj me sa duket nuk bëhej fjalë për dashuri. Ose ndoshta në raste të veçanta, shumë rrallë…

Hitleri dhe Eva Braun

Еvа Braun nuk ishte gruaja ideale që përfytyronte propaganda naziste. “Po, ajo ishte bionde me sy të kaltër, dhe me figurë sportive, por i pëlqente kozmetika, që ishte rreptësisht e ndaluar prej nazistëve. Porosiste veshje moderne dhe këpucë nga Franca dhe Italia. I pëlqenin cigaret (dhe e pinte fshehtas Hitlerit, sepse ai nuk e duronte tymin e duhanit) Еvа Braun nuk e interesonte absolutisht politika. Gjatë mbrëmjeve që organizonte çifti me miqtë e rrethit të ngushtë, ajo lodhej shpesh nga bisedat e mërzitshme që flisnin vetëm për luftëra, beteja, tanke, bomba. Dhe ajo me sjellje kapricioze i kthehej Hitlerit: “Mjaft me luftën për sot!” E kur Hitleri ishte në qejf, i ftonte të gjithë të ndiqnin së bashku filma artistikë. Njëherë, në fund të luftës Eva Braun iu ankua Hitlerit, se në “Веrghof” nuk vinin kamarierët dhe kuzhinierët (ata ishin rreth 30 vetë) dhe sipas saj duhet të emëronte edhe dhjetë punëtorë të tjerë si pastruese dhe kuzhinierë. Por Martin Borman refuzoi, kur deklaroi se “në këtë kohë kur lufta ka marrë përmasa botërore” të gjitha këto gra që kërkonte zonja ishin mobilizuar nëpër spitale ku ndihmonin dhe kujdeseshin për ushtarët tanë, kështu që është e pamundur t’i vijnë në ndihmë zonjës…” Hitleri iu kthye duke ulëritur si i çmendur: “Unë po mbledh divizione nga gjithë bota dhe u bë e pamundur të gjenden disa çupëlina-për kameriere!”, i ulëriti sa mundi në fytyrë Bormanit. Ditën tjetër në të gdhirë vërshuan dyfishi i kameriereve që kërkoi Eva. Në të njëjtën kohë dukej sikur Evës po i ndriconte fati. Kur Hitleri ftohte miq të veçantë në rezidencën malore si- presidentë, ambasadorë, diplomatë të huaj dhe oficerë të lartë, ai ia ndaloi Evës të dilte nga dhoma e saj. Për rreth 15 vite Eva mbeti në hijen e Hitlerit dhe ëndëronte ta “zyrtarizonte” lidhjen me të. Kjo u bë e mundur kur Hitlerit dhe “mbretërimit” të tij po i vinte fundi. 40 orë pas martesës me Eva Braun dhe pasi u bë Eva Hitler, ajo e mbylli jetën e saj përgjithmonë me vetëvrasje, së bashku me Fyrherin e dashur.

Hitleri ka qenë i dashuruar me Rudolf Hes 

Fyrheri ka qenë biseksual dhe sadomazokist – sipas një materiali sekret të vitit 1943. Agjencia qendrore e inteligjencës sipas antropologut Henri Fild, lideri i partisë naziste ka pasur prirje perverse karshi burrave dhe grave. Raporti prej 70 faqesh bazohej në një hetim nga Ernst Sejvik Hanfshtengl, një biznesmen dhe politikan gjerman. Ai ndihmoi financiarisht Hitlerin, dhe ishte shoku i tij i ngushtë në vitet 1920 dhe 1930 në shekullin e kaluar. Arriti të bëhej zëdhënës shtypi i partisë naziste. Më pas u zhduk pa lënë gjurmë ku emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punoi për Presidentin Roosevelt. Në materialin “Tepër Sekret” ai quhej doktor Sedxhvik. Në këtë material theksohej fakti se Hitleri kishte ato prirjet e sipërpërmendura, që në rininë e tij të hershme kishte edhe prirje homoseksuale. Thuhet se kishte pasur lidhje intime me Rudolf Hes, që kur kishin qenë bashkë në qeli në vitet 20-të të shekullit të kaluar. Sipas dokumentit zëvendësi i Hitlerit Hes- njihej me pseudonimin “zonjusha Anna”

Rudolf Hes

Hitleri si individ, pëlqente t’u vardisej të rinjve, si vajzave po ashtu edhe djemve, ai ndjente tërheqje me të dyja gjinitë. Në raport theksohej se, mes vitit 1910 dhe 1913 përjetoi pasione mashkullore të forta në Vjenë. Mendohet se në atë kohë ishte bërë viktimë e një sëmundjeje të rëndë venerike, infektuar prej një prostitute hebreje. Në atë kohë shkruoi edhe librin “ Lufta ime”.

Spiuni i famshëm i Hitlerit

Në raport theksohet se ai kishte dobësi edhe për gratë, duke qenë kështu gjithë jetën i tërhequr seksualisht prej dy gjinive.

Ndër të tjera theksohej se: ‘Jeta e tij seksuale ishte e dyanshme, tamam si pikëpamjet e tij politike – në të njëjtën kohë homoseksual dhe heteroseksual, socialist dhe nazist i çmendur, grua dhe burrë” shkruhej në raport.

Hitleri ka qenë shumë i kompleksuar, duke përfshirë edhe narcizist. Nuk ka qenë në gjendje të bëhej një partner i vërtetë dhe për një kohë të gjatë pëlqente të rinte vetëm, pra i pëlqente vetmia. Sipas një prej interpretimeve të tij ai kishte të nevojë nga një “gjysmë nënë” dhe nga një “gjysmë dashnore”

Hitleri ka patur edhe komplekse të tjera – askujt nuk i jepte të drejtën ta shikonte me rroba banje apo të zhveshur. I pëlqente të mbante veshje të përditshme, nëpër vendet publike asnjëherë nuk e hiqte xhaketën. Askush nuk e ka parë në dush, banjë apo në dhomë zhveshjeje. Edhe kur ishte shumë vapë asnjëherë nuk e kishte hequr xhaketën. Nuk i pëlqenin as parfumet. Pëlqente shumë uiskin.

Hitleri kishte një nevojë të jashtëzakonshme për dritë, për ndriçim. Ai ngulte këmbë që ambientet ku ai punonte kishin ndriçim maksimal. Sipas mikut të tij Ernst Sedxhik kjo tregonte se ai kishte defekt në shikim. Shkak ishte një helmim me gaz që kishte ndodhur në vjeshtën e vitit 1918.

Ky defekt i ka ndikuar edhe në pikturat e tij. Ai preferonte ngjyrat e ndritshme. Deri në vitin 1937 ai nuk kishte gjyzlykë, madje as dielli, të cilat do ta mbronin nga dritat e forta verbuese. Por më pas, ai duhet të përdorte gjyzlykë sidomos kur lexonte, pasi filloi të vuante nga një dhimbje koke e fortë.

Ujku që refuzoi mishin e qengjit

Duke studiuar sjelljen e Hitlerit, Sexhvik e quajti”një kafshë grabitqare mes ujkut dhe dhelprës.” Aji në asnjë moment nuk e fshihte dot nofkën e “ujkut”. Sipas Sexhvik nga 1920 deri në 1933, nofka e Hitlerit mbeti “ujku”. Por në të vërtetë Hitlerit nuk i pëlqente shumë mishi. Nganjëherë për Hitlerin tregojnë se në mëngjes rrallëherë hante mish pule me pilaf ose salmon. Por si duket vuante nga stomaku se përdorte mbas çdo vakti ilace për tretjen e ushqimit. Menyja e mëngjesit përfshinte një mollë, role biskotash, gjalpë dhe marmelatë një gotë me qumësht të ngrohtë ose një kafe e hollë. Drekën e fillonte me një supë me bizele ose supë me domate me parmixhiano, omëlet me asparagus ose me kërpudha, me spinaq ose lulelakër, sallatë jeshile. I pëlqenin shumë edhe krepat austriake. Në përgjithësi shijet muzikore të diktatorit ishin kryesisht të përqendruara sidomos dhe veçanërisht tek muzika e Vagnerit, i pëlqente Listi, Grigu, Shopeni dhe Shtrausi. Tregonte interes ndonjëherë edhe për muzikën cigane, çardash dhe për marshet amerikane të futbollit.

Rudolf Hes – Më besniku i besnikëve të Hitlerit

Zëvendësi i Fyrherit në partinë naziste si dhe ministri i Rajhut pa portofol Rudolf Hes ka qenë një person i veçantë i fiksuar dhe shumë mistik. Jo vetëm e mbështeste Hitlerin por edhe e admironte. Biografi i Hes, historiani anglez Pitër Pidfilld shkruante:

“Ai nuk dallonte asnjë mangësi tek Hitleri, dhe shpirti i tij nuk ka vuajtur kurrë nga neveritë që i atribuoheshin idhullit të tij. Ai ishte si një grua që i dinte gabimet e burrit të saj, por ende e admironte atë, ashtu si Hess e admironte Hitlerin.”

Si sekretar i përhershëm i Hitlerit Hes e ruante Hitlerin si një qen besnik, nga traumat e ndryshme dhe prej kontakteve të tepërta. Ai kujdesej me butësi dhe përkushtim. Ai mbeti deri në fund i besueshmi ndër më të besueshmit. Pra i qëndroi pranë diktatorit më të tmerrshëm të gjitha kohërave duke e qetësuar dhe duke e ledhatuar. Njërin nga kriminelët më të tmerrshëm dhe vrasësve më të frikshëm. Ai ishte në gjendje të tradhtonte këdo dhe ishte një servil i jashtëzakonshëm. Për shkak të sjelljes dhe “pozave’ që bënte e quajtën “Zonjusha Hes” Pra të gjithë diktatorët paskan nevojë për njerëz të tillë servilë, maskarenj, plot ligësi e të pashpirt. Marrëzia e tij arrinte deri atje sa ai “besonte se Führeri ishte dërguar nga një providencë hyjnore për të sjellë përsëri në Gjermani madhështinë e tij shpirtërore dhe materiale.” Vetëm Hesi në Kongresin e partisë në vitin 1934 shprehu frazën e famshme:

“Partia, është Hitleri. Gjermania, është Hitleri. Hitleri është Gjermania.”

Hesi ka qenë një njeri shumë i rrezikshëm i skenave të errëta, intrigant, i poshtër. Për këtë përkushtim, Hess u akuzua gjatë gjykimit të Nurembergut. Gjykata deklaroi se i akuzuari kishte përfituar dhe i kishte keq përdorur, kishte abuzuar nga postet e tij të larta ndërmjet viteve 1921 dhe 1941 (kur iku me një aeroplan në Angli – B), ai ishte anëtar i Partisë Naziste, Zëvendës i Fyrhrer, Ministër i Drejtësisë, Anëtar i Reichstag, një anëtar i këshillit ushtarak sekret, gjeneral i SS. I akuzuari Hess ka përdorur postet e lartpërmendura për të ushtruar një ndikim personal në ndërvarësi të ngushtë me Fyhrerin dhe kështu ka ndihmuar komplotistët nazistë të vijnë në pushtet si dhe për të forcuar fuqinë e tyre në Gjermani. Ai ka kontribuar në përgatitjen ushtarake, ekonomike dhe psikologjike të luftës. Ai ka marrë pjesë në planifikimin politik dhe përgatitjen e një lufte agresive dhe një lufte që shkel traktatet ndërkombëtare. Ai ka marrë pjesë në përgatitjen dhe zhdukjen e planeve nga komplotistët nazistë për çështjet e politikës së jashtme. Ai ka miratuar, udhëhequr dhe është përfshirë në krime lufte dhe krime të rënda kundër njerëzimit dhe zhdukjen masive si dhe për krime të rënda kundër njerëzimit. Gjatë procesit të Nurembergut, Rudolf Hess mori një dënim të përjetshëm dhe e vuajti dënimin e tij në burg për kriminelët e Luftës në Spandauut të Berlinit. Atje u vetë var, më 17 gusht 1987 në moshën 93 vjeçare.