Prof. Dr. Alqi Naqellari: Modeli Keynsian i ekuilibrit është i gabuar

165

Modeli Keynsian i ekuilibrit është plotësisht i gabuar

 

Alqi Naqellari

 

Ai që lexon titullin mendon; ç’na duhet ne se kush është ky Keynsi dhe se çfarë ka thënë dhe ka bërë ai. Ne na duhet ekonomia shqiptare. Në fakt nuk është kështu. Nuk është kështu, sepse ka që nga viti 1936 që teoria e tij është teoria mbisunduese edhe sot në botë. Mbi këtë teori mbështeten mendimet dhe veprimet ekonomike që nga Amerika dhe deri në Shqipëri, që nga Australia e deri në Kanada, herë me veprime të hapura dhe herë me veprime të fshehta. Gjithsesi është teoria Keynsiane ajo teori që justifikon shpenzimet qeveritare, për të gjitha destinacionet e saj por në mënyrë të veçantë për luftën, është teoria Keynsiane ku mbështet Trampi në aplikimin e tarifave doganore. Është teoria Keynsiane ajo që mbështeten guvernatorët e bankave në deklaratat e tyre për rritjen e ekonomisë. Të gjithë kanë dëgjuar se të ardhurat janë rritur nga rritja e kërkesës agregate, nga rritja e konsumit dhe investimeve etj., etj. Është teoria Keynsiane ajo që mbështeten ekonomistë, ministra e kryesministra kur thonë, se investimet e huaja janë baza e rritjes ekonomike të një vendi. Është teoria Keynsiane ku mbështeten ata që propagandojnë me të madhe marrjen e kredive nga vendet e tjera. Është teoria Keynsiane ajo që mbështeten në argumentin e aplikimit të 3 P-ve dhe koncesionet. Teoria Keynsiane është ajo që mbështeten në përgjithësi politikat monetare dhe fiskale etj.

Teoria Keynsiane mund të jetë një nga teoritë më jetëgjata që ka pasur në botë. Është teoria për të cilën janë shkruar me qindra artikuj shkencorë nga të gjitha anët dhe vendet e botës. Është teoria që bëhet në gjitha vendet dhe universitetet e botës. Përjashtim bëjnë këtu vendet socialiste, të cilat këtë teori e shikojnë si teori që bie ndesh me teorinë marksiste. Deri vonë ajo është mbështetur dhe vlerësuar me nota maksimale. Së fundi, ka ekonomistë që janë përpjekur të japin argumente, se ajo është një teori e pasaktë. Përgjithësisht shkolla anglo-saksone është pro dhe mbështetëse e fuqishme e teorisë keynsiane, ndërsa më oponentë janë ekonomistët izraelitë, austriakë dhe francezë.

Unë mbështes ekonomistët izraelitë dhe austriakë dhe theksoj, se Kryqi Keynsian është plotësisht i gabuar. Të gabuara janë edhe modelet e tjera që janë ndërtuar mbi këtë model. Kështu i gabuar është e modeli i Kërkesës Agregate (AD) që përcaktohet me pjerrësi negative. I gabuar është edhe Modeli IS, i derivuar pikërisht nga ky model. Këto dy modele janë nga më të përhapurat dhe nga më të studiuara sot në botë. Për mendimin tim, këto duhet të diskutohen dhe të largohen nga tekstet e Makroekonomisë. Ato janë modele të pa bazuara shkencërisht, të pa aplikueshme praktikisht dhe të vështira në interpretim. Ka ardhur koha e rishikimit të mendimit makroekonomik. Hapat e para i kanë bërë profesorët e nderuar që kanë botuar Monografitë për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, për politikat monetare e fiskale etj.

Cilat janë disa nga veçoritë e mendimit ekonomik të shekullit të XVIII-XIX dhe XX ku është zhvilluar kjo teori.

Mendimi ekonomik botëror sipas Samuelsonit lidhet në këtë formë. Merkantilistët- fiziokratët, mekanicistët- klasikët- marksistët dhe keynsianistët. Në këtë mënyrë mendimi Keynsian nuk lindi në boshllëk. Baza e mendimit ekonomik botëror të të gjitha kohërave është mendimi klasik. Klasikët që njihen shumë pak në Shqipëri kanë hedhur bazën e mendimit ekonomik botëror. Ata kanë përcaktuar konceptet kryesore të kërkesës dhe kërkesës efektive, të ofertës, të ekuilibrit, të konsumit, të kursimit dhe investimeve. Është pikërisht mendimi i tyre që hodhi bazat për zhvillimin e ekonomisë politike në përgjithësi. Adam Smithi ishte i pari që përcaktoj konceptin e kërkesës dhe ofertës, konceptin e kërkesës efektive, ishte David Rikardo që e thelloi mendimin e tij. Francezi Jan Baptist Say, me ligjin e tij të famshëm që ja vendosi Keynsi, sepse vetë Say nuk ka nxjerrë asnjë ligj. Maltusi i madh, ndër më të mëdhenjtë e klasikëve, që aq shumë e kemi mallkuar ne për atë teorinë e rritjes në progresion gjeometrik të popullsisë dhe në progresion aritmetik të të mirave. Ne nuk e dimë që konceptin e kërkesës, “të aftë dhe të gatshëm”, këtë tog fjalësh e ka thënë pikërisht ky “prift anglez”. Lauderdal, Milli, Marshalli, Valrasi, Jevonsi etj., kanë hedhur bazat e mendimit ekonomik botëror. Duke përjashtuar një pjesë të Pasurisë së Kombeve të Smithit në gjuhën shqipe nuk është përkthyer asnjë prej tyre. Ky është një gabim i pafalshëm për universitetin e Tiranës, për Universitetin Bujqësor dhe për Universitetet e tjera. Ne sot mbështetemi te tekstet e G. Menkiẇ, Baumol, Samuelson, Beg, Lipsay, Krugman, Bernanke, Abel, Stiglic etj. Ne nuk dimë gjë se çfarë kanë thënë ata njerëz që kanë themeluar pikërisht mendimin ekonomik, Ne nuk dimë se çfarë kanë thënë të paktën klasikët që unë ju përmenda emrin. Shumë pak ekonomistë, apo pedagogë universitetesh kanë lexuar Teorinë e Përgjithshme të Keynsit. Përse e them këtë. E them se pa lexuar me vëmendje Klasikët dhe vetë librin e Keynsit nuk mund të interpretosh realisht teoritë e shkruara nga ekonomistët, në tekstet e universiteteve të botës. Tekstet e universiteteve janë kaluar dorë më dorë pa lexuar të gjithë burimin, origjinalin, në këtë mënyrë gradualisht ata kanë devijuar nga normalja. Kështu nuk është e vërtetë që Smithi ka folur për dorën e padukshme në vendosjen e ekuilibrit të tregut. Ai e ka përdorur në raportin e interesit privat dhe të përgjithshëm.

Periudha e kohës kur u bënë studimet e klasikëve dhe Keynsianistëve, ishte periudha e revolucionit industrial. Nuk ishte periudha që jemi sot. Sot ka tjetër mendësi. Në atë kohë mund të bënin shkencë të pasurit, mund të bënin shkencë vetëm burrat, vetëm burrat përmenden si fuqi punëtore. Vetë Keynsi ishte i biri i profesorit të Kembrixhit(Cambridge) dhe mbante titullin Lord. Nëna e tij ishte nga maturantet e para që mbaroi në Kembrixh. Fjala femër është absolutisht e rrallë për ta gjetur si autore ose si bashkautore, ose thjesht si punëtore. Fjala grua përdoret thjesht kur flitet për punët e shtëpisë si punë jo të tregëtueshme. Të pasurit, lordët dhe fisnikët e bënë shkencën. Bashkëpunimi midis ekonomistëve dhe matematikanëve është karakteristikë e këtyre bashkëpunimeve. Të mos harrojmë asnjëherë se ata mbronin klasën e tyre, mbronin dhe argumentonin veprimin e qeverive dhe të shteteve të tyre. Ata e krijuan pikërisht për këtë mbrojtje këtë teori. Të mos harrojmë se kjo teori u krijua kur nuk kishte banka qendrore me këto objektiva që kemi sot. Të kemi parasysh se FEDi u konsolidua në 1913, se deri në 30 USA kishte pësuar nja 10 recesione, se Banka e Anglisë kishte si synim punë-zënien dhe jo normën e inflacionit. Norma e inflacionit si objektiv i bankave qendrore është vendosur shumë vonë. U vendosën kur perëndimi kaloi në mënyrë graduale në produkt potencial, kur ndryshoi qëndrimi ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, kur demokracia u bë funksionale. Kur individët filluan të merrnin rolin e tyre në shoqëri dhe të bëheshin faktor konkret në rritjen dhe zhvillimin e jetës shoqërore dhe ekonomike. Në këtë mënyrë politikat monetare dhe mundësia e aplikimit të tyre kanë qenë të cunguara dhe me mangësi të dukshme.

Shumë gjëra nga ato që ne ua dedikojmë klasikëve apo Keynsit nuk janë të vërteta. Duhen lexuar klasikët në origjinal për të parë, se çfarë mendime brilante kanë pasur ata njerëz. Unë nuk kam lexuar në asnjë libër të tyre që ata të mohojnë ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, ata kanë folur për efektivitetin e shpenzimeve, për shpërdorimin e të ardhurave nga shteti, nga qeveria, për shpenzimet jo produktive, për luftërat etj. Askush prej tyre nuk ka hartuar ndonjë model me kurbë oferte plotësisht inelastike. Këto i kanë ndërtuar autorët e tjerë pas tyre. Asnjë Kryq nuk ka ndërtuar Keynsi, asnjë kurbë AD dhe AS, por i ka mbetur Kryqi Keynsian. Marshalli që është klasik ka ndërtuar model ekuilibri, duke e marrë në disa variante kurbën e kërkesës dhe jo ashtu si interpretohet sot, thuajse në të gjitha tekstet e ekonomiksit, vetëm në një formë. Pa lexuar Dillardin nuk e kupton dot teorinë Keynsiane. Thuajse të gjithë autorët i kanë interpretuar thëniet e tij sipas mendimeve të tyre. Keynsi nuk mund të kuptohet menjëherë duke e lexuar, sepse është tepër i ngatërruar. Jo se është i vështirë, në aspektin e aparatit matematik apo grafikëve, por ka kaq kombinime dhe thënie të dyzuara saqë atë që lexon në një faqe nuk e lexon në tjetrën. Ka përdorur termat e klasikëve dhe ka futur nocione të tjera që e bëjnë akoma më të vështirë kuptimin e teorisë së tij.

Cila është esenca e modelit Keynsian të shpenzimeve?

Do t’i shpjegoj shkurt. Kryqi Keynsian është model shpenzimesh. Model konsumi, nëpërmjet konsumit kalohet te të ardhurat. Është model i vlerësimit të shpenzimeve të konsumit, shpenzimeve për investime, të shpenzimeve qeveritare etj. Është model i asgjësimit të mallit, dhe jo i krijimit të mallit, pavarësisht se autorët e kanë përdorur për këtë qëllim. Krahas shpenzimeve futet edhe një element tjetër që quhet multiplikator. Ndërtohet një çift boshtesh ku në X-vendosen të ardhurat dhe në Y vendosen shpenzimet.

Modeli Keynsian i shpenzimeve.

 Shpenzimet agregate                    

AE

AE=Y

 

e       AE

AEe                  cY

 

Ā= Ĉ+ Ī+ Ḡ

Ā

 

Ye        Y

Të ardhura, prodhim

C, I dhe G merren autonome dhe vendosen në Y. Zakonisht merret YD por që konvertohet në Y me përfshirjen e elementëve të tjerë. Ekuilibri krijohet në pikën (e) ku shpenzimet agregate barazojnë të ardhurat agregate. Shpenzimet ndahen në shpenzimet autonome Ā plus cY ose me prirjen marxhinale për konsum që shumëzon të ardhurat në ekuilibër. c është prirje për konsum, ndërsa s është prirje për kursim. Kjo kupton atë që sa lekë do shpenzojmë për konsum për 1 lekë shtesë dhe sa do mbajmë për kursim për 1 lekë shtesë. Raporti midis 1/s jep shumëzuesin e shpenzimeve autonome për të na dhënë nivelin e ri të ekuilibrit të të ardhurave. Pikërisht ky raport është një nga pikat e dobëta që ne e kemi hedhur poshtë këtë multiplikator.

Në Kryqin Keynsian kemi Shpenzimet autonome Ā= Ĉ+ Ī + Ḡ. Në kushtin e ekuilibrit AE=Y(shpenzime agregate të barabarta me të ardhurat agregate). AE= Ā +cY, Y= Ā +cY. Y-cY= Ā, më tej Y(1-c) = Ā. Këtu Y= . . Multiplikatori M, shumzon shpenzimet autonome dhe na jep rritjen e prodhimit, nivelin e ri të ekuilibrit.

Nëse anëve të barabarta ju shtojmë pjesë të barabarta barazimi nuk ndryshon. Kështuqë mund të shkruajmë:

. Raporti  sipas modelit Keynsian duhet të jepte MPS = s (Prirjen marxhinale për kursim). Ky raport nuk jep këtë rezultat, MPS(s)= . Ky tregues  nuk ka asnjë lidhje me kursimin, sepse jep raportin midis shpenzimeve autonome për 1 lekë të ardhura agregate, ose të ardhura kombëtare. Kështu që me këtë mosbarazim bie i gjithë modeli.

Çfarë defekte të tjera ka modeli?

  1. Është bazuar në një model prodhimi dhe jo shpenzimi
  2. Në boshtin e X nuk vendoset prodhimi. Në boshtin e Y-ve nuk janë vendosur të ardhurat dhe shpenzimet totale, në raport me njësitë e prodhimit. Në këtë model Shpenzimet Agregate(AE) vendosen në boshtin e Y-ve dhe të ardhurat agregate vendosen në boshtin e X-ve(GDP real).
  3. Përgjysmorja e këndit merret si kurbë e të Ardhurave Agregate. Kurba e shpenzimeve agregate fillon, njësoj sikur të jetë kurbë e shpenzimeve fikse, mbi boshin e Y-ve. Në këtë mënyrë, pas pikës së thyerjes BEP, kurba e Shpenzimeve është gjithnjë poshtë Kurbës së të ardhurave.
  4. Ndarja e të ardhurave totale bëhet vetëm në dy grupe. C+S dhe C+I. Për pasojë I barazohet me S. Investimet quhen prurje ndërsa kursimet rrjedhje. Ky është një gabim i madh. Prej tij rrjedhin shumë konkluzione të gabuara. Të ardhurat vjetore që marrin subjektet ekonomike nuk ndahen vetëm në konsum për të mira dhe shërbime përfundimtare dhe në kursim. Ato shkojnë edhe në shumë drejtime të tjera. Ato shkojnë për investime; në instrumente borxhi, në letra me vlerë, në kompani financiare bankare dhe kompani financiare jo bankare, kontribute në shoqata të ndryshme etj. Nga bankat shkojnë për investime direkt në prodhim, për investime në letra me vlerë, për investime jashtë vendit, etj.
  5. Sipas Modelit, pjerrësinë e kurbës së shpenzimeve e jep Prirja Marxhinale për Konsum (Marginal Propensity for Consumption, MPC). MPC tregon sa lekë do shkojë për konsum nga 1 lekë shtesë e të ardhurave personale disponibël. Kjo do thotë që sa më i madh të jetë MPC aq më shumë do rritet prodhimi nga rritja e shpenzimeve autonome. Nëse e marrim prirjen marxhinale për konsum 1, kurba e shpenzimeve do jetë paralele me përgjysmoren, pa asnjë pikë prerje. Atëherë ku do jetë pika e ekuilibrit midis shpenzimeve dhe të ardhurave? Sipas modelit rritja e produktit do jetë infinit. A mund të ketë një rast të tillë? Duke e marrë MPC të pa ndryshuar, faktori vetëm në rritjen e ekonomisë mbeten shpenzimet autonome. A është e vërtetë kjo?

Cili model është marrë në konsideratë për kryqin Keynsian?

Baza e modeli që analizuam është marrë modeli BEP ose CVP. Kosto-Vëllim-Fitim i cili përdoret në mikroekonomi. Ky model është model prodhimi dhe jo konsumi. Këtu vendosen në boshtin e Y-ve kostot fikse dhe kostot variabile. Kostot fikse fillojnë jo nga zerua sepse paguhen detyrimet nga kontratat e lidhura pavarësisht nëse prodhon apo jo kompania. Konkretisht është ky model:

Kurbat e shpenzimeve dhe të ardhurave totale

 

 

TR,TC, në para

TR

 

 

 

 

Fitim   TC

B                 TVC

A

TC

Humbje

TFC

 

0         Q1                Q

Modeli i thjeshtë Keynsian i Shpenzimeve, që është model makroekonomik, përgjithëson shpenzimet dhe të ardhurat në shkallë ekonomie, merr në konsideratë pikërisht këtë model, i cili është një Model Mikroekonomik. Çfarë veçorish, apo tipare, ka Modeli CVP?

  1. Është model prodhimi dhe jo model konsumi, faktorët ekonomikë shpenzohen për një prodhim të caktuar.
  2. Kurba e të ardhurave Totale nuk është përgjysmore këndit 900, por një kurbë me pjerrësi të zakonshme.

3 .Në boshtin e Y-ve pasqyrohen Të ardhurat totale dhe Kostot Totale në para, ndërsa në boshtin e X-ve vendoset prodhimi në njësi dhe jo në para.

  1. Madhësia nga boshti X-ve deri në pikën e takimit të TR me TC përfaqëson; për llogari të shpenzimeve, shkarkimin e kostove totale fikse dhe kostot variabël, për llogari të të ardhurave prodhimin të shumuar me çmime fikse.

Përse krijohet ky model? Ky model iu shërben menaxherëve në punën e tyre aktuale dhe të perspektivës.

– Menaxherët përcaktojnë njësitë e prodhimit ku të ardhurat totale barazojnë kostot totale, ku fitimi ekonomik është 0. -Të shikojnë se si ndryshojnë kostot totale në alternativa të ndryshme të vëllimit të prodhimit. – Përcaktojnë për çdo njësi të prodhimit të ardhurat totale, shpenzimet totale dhe fitimin total. – Përcaktojnë njësinë e prodhimit ku maksimizohet fitimi, nëpërmjet diferencës midis të ardhurave totale dhe shpenzimeve totale. – Përcaktojnë kostot fikse për njësi, raportin TFC/TC, TFC/TVC, treguesin e levës operative DOL, etj. – Në funksion të kostove mesatare përcaktojnë çmimin, metodën e prodhimit, strukturën e prodhimit, kanalet e shpërndarjes etj. – I jepet mundësia firmës të operojë me buxhetin në funksion të plotësimit të detyrimeve ndaj prodhimit. – Firma mund të krahasojë treguesit e të ardhurave dhe shpenzimeve me ato të firmave të tjera konkurrente. – I jepet mundësia firmës të vazhdojë analizën duke u përqendruar në zërat më të rëndësishëm

Në këtë mënyrë shihen qartë faktorët fiks dhe variabël dhe ndikimi i tyre në rritjen e ekonomisë. Këtu pjerrësinë e kurbës e jep AVC, AVC+AFC=ATC. Kjo e shumëzuar me njësitë e prodhimit jep koston totale, që në pikën B barazon të ardhurat. Në këtë mënyrë në pikën B nuk kemi pikë ekuilibri. Pika B është pika që tregon se prodhimi duhet të filloj pikërisht nga kjo pikë dhe jo ndërmarrja apo ekonomia të synojë këtë pikë. Fitimi maksimizohet akoma më djathtas ku kurba e të ardhurave është paralele me tangjenten e hequr nga kurba e shpenzimeve. Domethënë fitimi ky synon ndërmarrja është njësia ku MR=MC. Në pikën B kemi AR=AC. Në këtë mënyrë ky model prodhimi nuk mund të aplikohet në një model konsumi, asgjësimi. Ashtu si treguam ndryshimi në kursime barazohet më ndryshimin në shpenzimet autonome. Pikërisht këtu shikojnë qeveritë ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Në rritjen e shpenzimeve qeveritare autonome, të tipit të borxheve të huaja, të PPP, të Koncesioneve, të investimeve të huaja e të tjera si këto. Në këtë model injorohet plotësisht zëri i kursimeve. Këtu modeli ka një konkluzion plotësisht të gabuar sepse presupozon që sa më shumë të ulen kursimet dhe sa më shumë të rritet konsumi aq më shumë rritet ekonomia.

Pikërisht këtë model ne e kemi goditur sepse nuk janë shpenzimet elementi kryesor që rrit prodhimin. Është prodhimi ai që dikton madhësinë e shpenzimeve ashtu siç tregohet në modelin e prodhimit në ekonomi.

Në këtë artikull u munduam, sa mundëm të provojmë se teoria e kryqit Keynsian është e gabuar. Lexuesit, ekonomistët, pedagogët, shkencëtarët le të marrin pjesë në këtë diskutim me mendimet e tyre. Nëse janë kundër këtyre mendimeve të dhëna le ti hedhin me argumente poshtë ato. Në hartimin e këtyre modeleve dhe nxjerrjen e këtyre konkluzioneve janë shfrytëzuar me dhjetëra tekste ekonomiksi dhe artikuj shkencorë.

Është e nevojshme që këto konkluzione të konsiderohen nga qeveria, nga shteti, nga banka qendrore në mënyrë që të rishikojnë sa të mundin politikat e tyre ekonomike në shërbim të ekonomisë shqiptare, për të pasur një ekonomi dinamike prodhimi, të gjithanshme e të qëndrueshme. Nuk ndërtohet një ekonomi duke marrë si faktor kryesor investimet e huaja, borxhet, 3P-të apo koncesionet. Janë faktorët e vendit ata që duhen shfrytëzuar maksimalisht, është zhvillimi i balancuar rajonal ai që siguron përdorimin e plotë të faktorëve dhe siguron rritjen e punëzënjes.