Katovica dhe pasojat e Revolucionit dhe Realizmit Socialist në Shqipëri

1399
Sigal

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tjetër gjë është Lufta Heroike dhe e  Lavdishme Antifashiste, LANÇ, dhe tjetër gjë është diktatura komuniste. Dhe dashakeqësit, shpifësit  dhe inrigantët kot mundohen që për gabimet dhe devijimet që bëri diktatura ata djallëzisht mundohen që të njollosin edhe Luftën NacionalÇlirimtare, e cila  e radhiti Shqipërinë përkrah bllokut antifashist. Për këtë dhe vlerat e saj të mëdha kombeare  do të flasim  në një shkrim tjetër.

Pas çlirimit të Shqipërisë,  Shqipëria nuk mori drejtimin politik e demokratik të duhur, as orientimin e duhur perendimor, por atë lindor komunist, orientim e drejtim i cili ishte kundër vizionit properendimor të shqiptarëve. Lufta çlirimtare kishte karakter çlirimtar nacional  dhe objektiv demokracinë por ajo u shfrytëzua dhe u manipulua dhe si pasojë erdhi dhe u instala regjimi komunist.

Lufta nuk ishte revolucion socialist, por pas çlirimit të Shqipërisë filloi revolucioni socialist , filluan, u ndërmorën dhe u zbatuan reformat revulucionare socialiste të tipit ruso-bolshevik, duke i dhënë orientimin e gabuar Shqipërisë, instalimin e diktaturës së egër komuniste, pasojat e rënda të së cilës shqiptarët po i vuajnë edhe sot,pas 30 vitesh  gjatë ketij tranzicioni traumatik pseudodemokratik ashtu sikurse  që ishte edhe vetë diktatura.

Letërsia, akademia, shkenca, filozofia,  historia, pluralizmi politik e shoqëror   ashtu edhe pseudodemokracia, pushteti e politika shqiptare sot, ato dhe ata të cilët i drejtojnë  e sundojnë ato, ata  i kanë akoma “rrënjët te partia”  mëmë dhe te revolucioni komunist që i lindi, i rriti,  i ushqeu   dhe i edukoi; i kane te rrënjët e komunizmit të cilat infektuan gjakun dhe  plasaritën rëndë  tabanin kombëtar dhe pasojat e Revolucionit Socialist dhe të Realizmit Socialist vazhdojnë të ndihen akoma edhe sot.

Në Shqipëri që prej 30 vitesh paskomunizëm e tranzicion  nuk ndodhi dekomunistifikimi i komunizmit, as lustracioni, as ndëshkimi i krimeve të komunizmit, as kompensimi real i atyre që kishin vuajtuar nga persekutimi, shpronësimi dhe shkatërrimi psiqik , moral e material por ndodhi një transformim i Socializmit, nga një socializim shtetëror ekstrem në një kapitalizim privat i sistemit komunist, ku komunistët, shtresa e lartë dhe e privilegjuar e regjimit komunist u bënë kapitalistët dhe oligarkët e sistemit të moderuar neokomunist.

Revolucioni francez roberspjerian, Komuna e Parisit, komunizmi dhe  marksizëm -leninizmi rus pollën revulucionin kriminal të dhunës proletare për të marrë pushtetin; dhe revolucioni socialist polli bijën besnike e fanatike të tij:  letërsinë e Realizmit Socialist stalinist.

Realizmi socialist ashtu si në Rusi edhe në Shqipëri ishte fryma dhe oksigjeni jetik i revolucionit proletar kundër të gjithë trashëgimisë se vyer letrare e kulturore  botërore dhe kombëtare. Realizmi Socialist dhe Diktatura revolucionare ishin komponentët simbiotik me pasoja të një katastrofe te madhe  kundër vlerave civilizuese njerëzore, të dekombëtarizimit, të depersonalizimit e të degradimit të individit e të shoqërisë shqiptare.

Realizmi socialist justifikonte dhe mbronte intelektualisht “bëmat” dhe krimet e revolucionit të pandërprerë socialist, justifikonte dhe ligjësonte intelektualisht e paturpësisht luftën kriminale të  klasave, burgimet, vrasjet, inernimet , izolimet dhe dëbimet e kundërshtarëve të regjimit. Pra lufta e klasave në diktaturën komuniste të revolucionit socialist  konsiderohej si forcë lëvizëse progresive e shoqërisë socialiste.

Letrarët e letraxhinjtë e Realizmit Socialist, këta partizanë besnik, apologët dhe mitizuesit e diktaturës e diktatorit të Partisë e të popullit dhe po  këta servilë në rastin më të parë pasi i ranë patkojt regjimit filluan të maskohen e të konvertohen në intrigantë e kritikë të regjimit të cilin ata e mitizuan, dhe madje me paturpësi filluan të na dalin si kundershtarë e të persekutuar të diktaturës, nga persekutorë na dolën të persekutuar,  nga ateistë e antiperendimor u konvertuan sa për dukje e mashtrim  në besimtarë, në properendimorë  e demokratë, por që në zemër e shpirt janë po ata ishët e diktaturës, nostalgjikë të saj, të letërsisë socialiste  dhe të komunizmit.

Nëse diktatura komuniste në Shqipëra vetëra, pasi ajo si diktaturë dhe revolucion konsumoi gjithçka, ajo  konsumoi dhe hëngri madje edhe kokat e revolucionarëve të vet, por fantazmat dhe njeriun e ri me botëkuptimin komunist që e polli revolucioni socialist proletar,  si dhe fantazma, veprat  dhe fantazmat intelektuale të  realizmit socialist janë dhe vegjëtojnë në errësirë, pasi rrënjët e tyre nuk u shkulën, por mbi tokë dhe sidomos nën tokë  dhe nën rrogoz ato edhe sot  kanë në dorë kohën, privilegjin, respektin, akademinë, letërsinë, drejtësinë, shoqërinë civile, pushtetin, demokracinë, mediat dhe ekonominë.

Pothuajse vetëm ishët e diktaturës, sigurimsat e regjimit, pinjollët dhe trashëgimtarët biologjik dhe ideologjik të diktaturës dhe të revolucionit e realizmit socialist, ishservilët e shërbëtorët e regjimit,  ata dhe dekorohen edhe sot nga pushteti, vetëm ata reklamohen e promovohen nëpër gazeta, televizione, panaire dhe nëpër koncertet kulturore e artistike. Në emisone speciale televizive ata ftohen që të përmallohen e të çmallen duke kujtuar  nostalgjinë e epokës së komunizmit dhe duke e dominuar kështu akoma edhe të sotmen me çoroditjen dhe qorrollepsjen helmuese e paralizuese që ata  i bëjnë opinionit me qëllim për ta harruar dhe rehabilituar të kaluarën revolucionaro-kriminale të diktaturës dhe të frymarrjes jetike të saj: veprorët dhe veprat e tyre të Realizmit Socialist stalinist.

Dhe për pasojë edhe akualisht që prej 30 vitesh tranzicion, sot në Shqipëri kemi një sistem baststard , një sistem hibrid gjysmëdiktaturë e gjysmëdemokraci, pra një neokomunizëm të moderuar në kapitalizëm , pra një  pseudemokraci, një regjim   autokraticie  të kriminalizuar e të korruptuar dhe  si e tillë nuk është vetëm politika, por janë dhe funksionojnë edhe ekonomia, partitë politike, drejtësia, shoqëria civile, mediat, propaganda, tevizionet, arsimi, shëndetsia, akademia etj.

Pra, paskomunizmi dhe politika e pas tij në  Shqipëria ka zbatuar në perfekson platformën “KATOVICA” të ish presidentit të Bashkimit Sovjetik, M. Gorbacov, sipas së cilës sistemin  politik gjithpluripartiak, ekonomiko-kapitalist, institucional, akademiko-intelektual, mediatik , shoqëror e juridik  u kapën, u privatizuan  dhe  sundohen nga  ishët e diktaturës dhe të regjimit të tij komunist, pasuesit dhe nga trashëgimtarët  e tyre.

Dhe prandaj  Shqipëria nuk ka dhe nuk bën progres në rrugën e zhvillimit civil, ligjor, demokratik , ekonomik por mbeti e fundit në Europë dhe më poblematikja për varfërinë, papunësinë, integrimin dhe e para në korrupsion,  në krim të organizuar, në trafikim të qënieve njerëzore dhe të drogës , dhe e para edhe për eksodin.