Deputeti Bujar Leskaj: KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve në Vlorë

303
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

KAS u ngrit si një organ që duhet të garantonte të drejtën e shqiptarëve për votën e lirë. Ky mision po zhbëhet çdo ditë nga 3 anëtarët e zgjedhur të PS, të cilët po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera. Shërbëtorët e Edi Ramës në KAS refuzuan t’u kërkojnë institucioneve shtetërore provat zyrtare të blerjes së zgjedhjeve përmes shtetit dhe krimit edhe në qarkun e Vlorës. Ne paraqitëm provat tona se në qarkun e Vlorës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës. Duke refuzuar të marrë informacionin zyrtar për të gjitha këto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve. Dosja e qarkut të Vlorës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve. KAS refuzon t’u përgjigjet pyetjeve: Pse refuzon të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashksië dhe disa agjencive qeveritarë për puneismet e paligjshme elektorale? Pse refuzon t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion