Rënia e euro-s, Përparim Spahiu: Shkak tonelatat me drogë, jo investimet

612
Sigal

Deputeti i LSI-së, Përparim Saphiu, përmes një statusi në facebook, shkruan se Banka e Shqipërisë po humbet statusin e saj të pavarësisë ndaj situatës me monedhën euro.

Sipas tij, kjo lidhet me deklaratën e zv/guvernatores, e cila ka thënë: “Arsyet kryesore që kanë ndikuar prirjet rënëse afatgjatë të euro-s lidhen me përmirësime strukturore në ekonominë shqiptare, investimeve të huaja, të ardhurave nga turizmi”.

Por për Spahiun, rënia e euro-s ka ardhur nga tonelatat e drogës, jo nga investimet. ”Nuk e di se ku janë këto investime të huaja dhe ku gjëndet ky turizëm dimëror në Shqipëri. Arsyja e rënies së Euro-s është vetëm një, tonelatat e drogës që nuk kapen (me ato që kapen hapen dhe mbyllen lajmet çdo ditë)”.

Më tej, deputeti i LSI, përmend periudhën e zgjedhjeve, ku thekson historitë e kambistëve kur flisnin “për shuma të mëdha të eurove në treg”.