Digjet makina e parkuar në Tiranë

538
Një automjet është djegur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani”, ndërsa mjeti ishte i parkuar.
Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit E. A, ku si pasojë është djegur plotësisht.

Sigal

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental si pasojë e një defekti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.