Edval Nuri : Berati në 75-vjetorin e Çlirimit nga nazi-fashistët

1433
Sigal

Sikur Botën t’ma falin, me Beratin s’e ndërroj…!

Evdal Nuri

Me të drejtëdo të thoni, ç’po ia këput kot ky! Është e drejta e secilit, që t’moskëtëtë njëjtin vlerësim. Por,nëse do ta lexoni deri në fund, do të bindeni sekam arsyebindëse.Rrallë do të gjesh qytet në Botë me një art e kulturë kaq të lashtë.Berati i Luftës. Pas katër vjet e gjysmë luftë ndaj pushtuesve të huaj, në të gdhirë të13 Shtatorit të vitit 1944në Berat,ndriçoi dita e bardhë e lirisë. Forcat e BrigadësVII çliruan qytetin kryesor të ShqipërisëJugut,Beratin. Kjo brigadë u krijua nga bijtë më të mirëtë Qarkut të Beratit. Efektivi i sajfillimisht ishte 420 partizanë, por shumë shpejt numri u rritsë tepërmi. Brigada VII i hoqi mundësinë armikut për të organizuar operacionin e Qershoritnë drejtim tëJugut. “Kështjella e” Kalasë”, iu besua Batalionit “Devrija” me komandant MuhametGostënca(Guri). Në betejën përçlirimin e Beratit forcat partizane humbën 30 partizanë trima, kurse armiku pati mbi 200 të vrarë. Berati i dha L.N.ÇL322bijtë e bijat mëtë mirë.Nga kjo shifër bindemi se Berati ka qenë, jo vetëm qyteti lashtësisë, por dhe qytet i luftës për liri pavarësi.Pse e themi këtë?

Kush të pa e s’u hutua.

Kush të pa e s’u mahnit

Gurë mbi gurë shekullor

Burim rrjedhë e fisnikërisë.

I përkëdhelur jam me fat.

Që kam lindur në Berat!”

  • Jeta ka ekzistuar brenda dhe rreth Beratitmbi 2400 vjet dhe gjatë kësaj kohe ka tërhequr të gjitha mënyrat e njerëzve interesantë; shkrimtarë , perandorë, piktorë s’iOnufri. E kanë vizituar e vlerësuar;Lord Bajroni dhe Edith Durhami.

Beratasit të ditur, me zemër të madhe, bujarë e mikpritës

Që para 300 vjetëve gjeografi turk Evlia Çelebi ka shkruar: “Beratasit janë popull me karakter të butë e të urtë. Me edukatë e të drejtë. Nga ky qytet kanë dalë shumë njerëz të shquar e të famshëm; Si burra shteti, vezirë, sundimtarë, ministra, dijetarë, e filozofë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë misionarë dhe qytetarë të drejtë e të pastër”.

2–Në vitin 1942 në Berat u vendosënmbi 600 hebrenj. Mbi 40 familje të këtij qyteti, pritën, strehuan, ushqyen e fshehën hebrenjtë, duke i shpëtuar nga terrori. Asnjë i vdekur, asnjë i dorëzuar tek gjermanët! Të tillë ishin familjet e Isuf Qoljes, Qani Civesë, Hilmi dhe Hiqmet Çipi, S. Muzhaka, G.Kajana, S.Gjogu e dhjetëra familje të tjerë.Hebrenjtërikthehen për të thënë: “Shalom!” Në fundin e këtijmuaji do të inaugurohet “Muzeu Solomoni” që i kushtohetmbrojtjes që i bëriBeratithebrenjve.Një punë me shumë pasion bërivite i ndieri S.Vrusho, por që tani po përfundohet me kontributin egjithanshëm të“FondacionitG.Toska”.

3-Gazeta prestigjioze “The Telegraph” publikoi disa kohë më parë një listë me 30 qytetet më të bukura në Evropë. Lista është përgatitur nga një shoqatë japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhen humbur. Berati vlerësohet i dyti. Kuptohet m’u bë qejfi!Faqja e njohur aziatike e turizmit shkruan: “Evropa është e pasur edhe për qytetet unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha, në Berat gjen autenticitetin ndër shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropë. Berati njihet si qyteti i “një mbi një dritareve”. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Beratasit janë të lidhur me qytetin e tyre, duke dëshiruar më të mirën.

4-Beratii artit e i kulturës. Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturë. Ai është një nga qytetet e rrallë që i takon agimit të njerëzimit. Berati ishte qytet kur Londra ishte fshat. Berati muze përtej të kaluarës e të ardhshmes ka forcën e shekujve, pavarësisht problemeve që ka. Kur je në Berat të kap një joshje magjike duke të ftuar forcërisht të biesh në ëndërr e në çast s’do të duash të zgjohesh nga lumturia që ndjen që je në Berat. Berati vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, pa lënë pas edhe ata vendas. Berati ndërthur në mënyrë harmonike kulturën perëndimore me atë lindoren,duke qenë vetëm 120 kmlarg nga Tirana,

Kalaja, Lagjia brenda mureveështë ende e banuar. E vetmja kështjellë e banuar në Ballkan. Nëse do të ecni këtu, mos u çuditni ta gjeni veten nga një oborr në oborrin e dikujt që këtej, duke mos e menduar të gjendeni në pragun e një kishe (janë rreth 40 kisha që duket se kanë ekzistuar brenda në kala). Kështjella është monumenti i ndërtuar që në shek. e 4-të para Krishtit. Ajo ngrihet mbi një kodër 187 m të lartë. Gurë të tillë gjenden vetëm në Jerusalem. Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Mangalemi është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë. Është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës. Lumi Osum ndan lagjen Goricë nga lagjja Mangalem.Sapo zbret nga kalaja është muzeu etnografik, i vendosur në një shtëpi karakteristike të stilit otoman, ndërtuar në shek. XVIII. Kisha më e madhe është “Fjetja e Shën-Mërisë”, aty ku është vendosur edhe Muzeu i Onufrit. Daton prej vitit 1797 dhe është ndërtuar mbi themelet ekzistuese të një kishe të shek. X. Veprat e Onufrit janë të ekspozuara këtu. Berati përmendet për Kodikët që me një fanatizëm të denjë për ta quajtur të shenjtë. Kishat përbëjnë margaritarë të arkitekturës mesjetare në Berat. Prapa s’mbeten dhe xhamitë e kultit mysliman.Xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua vitet 30 të shekullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566). Xhamia e beqarëve e Kuqe e tjerë .Lumi që ndan shtëpitë ka prerë një grykë prej 915 metrash dhe vetë lumi thuhet se është shkaktuar nga lotët e “Baba Tomorrit.”

5-Berati i legjendave!

“Berati plak me nam,

çup të vetmeka Kalanë.

 Tomorri me Shpiragë,

dymalevëllezërjanë.

Me Kalanëhodhënsevdanë,

bënësherr e bën’ hatanë,

 Me njëri – tjetrinu vranë,

Shpiragu” bum “me çomagë,

Në barkut i hapi plagë ,

Tomorrimejataganë,

Fije-fijebrinjëti ndanë,

Nga helmi e nga hataja,

Gurrë e shkëmb u bë Kalaja.

Tomorrikokën te Qielli,

ShpiragungafshihetDielli .

Kalajadit’ e nat’ qaj,

Osumilotët e saj.”

Sa herëtakoj V.Kushin,Ai derdh lot për Beratin. Ka një mall edashuri të patreguar. Deri tani ka shkruar 340 faqe me vjersha. S’i këto e shumë të tjera.

Lart në Kala, poshtë në Çelebie,

 Dielli atje lind, Hëna atje bie.

 Natën Mangalemi qendisur me yje.

Në Berat u martua Skënderbeu, por ka humbur një betejë! Historia e kujton Beratin për “Prapaskenën e Beratit” , por dhe përMbledhja e dytë e KANÇe shndërrimin e tijnë“Qeveri Demokratike” epërkohshme.

Për të gjitha këto Berati është i bukur, për qenëgjithnjë ibukur. Si Berati , asnjë tjetër ! Këtë s’e them unë, porbota evizitorë vendas, dhetëhuaj, numri i të cilëve shkon në disa dhjetëramijëra në vit.Këto janë arsyet, qëe duam kaq shumë!