Dr. Moikom Zeqo: Apollo 14 dhe Flamuri Shqiptar në Hënë

565
Sigal

APOLLO 14 DHE FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË

Nga Dr. Moikom Zeqo,

Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar,

Revista Mbrojtja, 4 Gusht 2003
Duke kërkuar në arkivin e Muzeu Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikëpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kësaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të vogla. Nën fotografi është shkruar:
Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard ‘Apollo 14’ January 31 through February 9, 1971.

It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly.
Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike “Apollo 14” nga 31 janari deri më 9 shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvendësadmiralit Alan B. Shepard Jr., të Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro është emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, që lexon: “With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71” e që përkthehet në shqip: “Me fjalët më të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara”.