Turizëm i ndotur – Dy vëzhgime nga Orikumi

495
Sigal

Besnik Velaj

Para pak ditësh, Këshilli Bashkiak i Orikumit, në vazhdën e shkeljeve të ligjit, aprovon që në gjirin e Shën Vasilit të ngrihet një qendër për rritjen e peshkut, në vazhdim të atyre që janë stacionuar më parë në Rroguzat 1-2, në pjesën Veri-Lindje të gadishullit të Karaburunit në detin Adriatik. Rasti na e pruri që të shikojmë një nga qendrat e rritjes së peshkut në këtë zonë. Çdo gjë sterronte! Na u kujtua Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 88, datë 01.03.1993, “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit elitar, në zbatim të ligjit nr. 7665, datë 21.01.1993, “Për zhvillimin e…turizmit…gadishulli i Karaburunit i miratuar “Turizëm Elitar”, si dhe vendimi nr. 321,datë 20.07.1992 (për vijën kufizuese bregdetare), zonë e mbrojtur dhe turistike”. Interpretimi i saj ka sjellë shumë anarki në të kaluarën në dhënien e pronave. Ka dhe një vendim për shpalljen park kombëtar të ekosistemit natyror detar pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit që mban datën 29.04.2010 me kufi; verilindje -Pika 1 -Kepi i Shën Vasilit.

Pse mbajnë zi dukatasit?

“Pse mbajmë zi? – na thotë një dukatas. “Zi”, dy germa të alfabetit të gjuhës shqipe, formojnë fjalën më të kobshme, më të hidhur dhe më të padëshiruar. Megjithëse e tillë, me vellon e saj të zezë për 50 vjet-dje, dhe 30 vjet demokraci, janë mbuluar familje, fshatra, qytete, shtete e kontinente. Këtë të fundit, mund të mos e kemi me dy germa, por na Greqia na i ka shkaktuar, imponuar me dy germa… por përmbajtja dhe për Greqinë është e njehtë.

Këto ditë s’vajtëm dot te miku ynë në Dhërmi – celulari përgjigjej greqisht (Poshtë AMC-ja), s’bëmë dot ekskursionin, të mundur nga “pulitika” –protesta ndaj – nipit të Bregut të Detit”, por dhe t’i pyesësh për t’u përshëndetur:

“Si jeni, si veni?

-Shëndetërisht mirë, na thonë, por në zi jemi-mavro!

Të them të drejtën, befasohesh, shtangesh…njësoj si në Dhërmi dhe në Dukat. Mbase e themi pak trashë, por në zi jemi bregdetarçe, kemi mbi 10 vjet që edhe televizori rri mbyllur. Pra, një kohë e gjatë për 100-ra familje janë në terr, pa dëgjuar shqip, pa parë ndonjë program a aktivitet, pra në zi për gjithë bregdetin…ku hyn dhe Dukati-gjysmë e Misirit!–Po Mehiti cili është?! Dhe kjo ndodh kur mbi kokat tona s’kemi një antenë të mirë si celularët modern, por që na nxjerrin sytë, kur aty paguhen një duzinë me njerëz.

-Jeni ankuar?

-Kemi frikë…se e pësojmë si njeriu i mirë, intelektuali, qytetari, humoristi Ylli Dylgjeri që e shpunë në “gjiq” për shakatë me kripë plot jod bregdetarçe si “tënat”!

Siç duket, duhet të bëjnë të kundërtën e atyre të Katovicës që të na hiqet: ”Vellua dhe sorra e zezë”. Por deri atëherë, ne të paangazhuarit në politikë duam të dimë, se a do të qëndrojmë kështu dhe për kë do të mbajmë zi…. po mirë thotë Z.Ylli Dylgjeri: ”pordhën e sotme mos e lërë për nesër…gjalmin e thesit në dorë e kemi na”! Por dhe një merak e kemi. Mos nga mallkimi i ynë, Merhumit dhe bijve të tij në shpirt nga Katovica u trashen zverqet si udhëheqësit lindor pa intelekt perëndimor. Jemi në rrugë pa rrugë, apo do të marrim kthesën e rrugës së madhe që të çon në perëndim ku lind dielli?