Të dielën pasdite dhe të hënën priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në disa qarqe të vendit. Në zona shumë të kufizuara, nuk përjashtohet mundësia ndonëse shumë e vogël që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, jo më shumë se 1 orë, më e mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre.
Të hënën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 14 / 26 °C
në vendet malore: 10 / 22°C
ERA
Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë.