Vrasja në Bllok, avokati: Martinaj nuk u përfshi në konflikt

459
Sigal

Avokati i biznesmenit të plagosur si pasojë e përplasjes me armë në zonën e Ish Bllokut pak ditë më parë ka thënë se klienti i tij, Ervis Martinaj nuk është përfshirë në konflikt dhe kërkesa e prokurorisë për ‘arrest me burg’ është e papërshtatshme.

“Nuk ka të dhëna që ai ishte i përfshirë në konflikt. Ai ishte në shoqërinë e miqve. Me personin e vrarë ka një njohje të largët.  Ai ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Është një sherr, ku Ervis Martinaj nuk është përfshirë.”- tha avokati.