PPP-ja e Laboratorëve arrin në 170 miliardë lekë

318

KLSH, zbulon “minierat me ar” brenda kontratave koncesionare të shëndetësisë. Edhe pse kompanitë e Sterilizimit dhe Laboratorëve janë shpallur fituese me shifra marramendëse, zv/kryeministri Braçe firmos të tjera shtesa për oligarkët që kapin vlerën e 40 miliardë lekëve. Ja raporti i plotë

Babëzia e Rilindjes me PPP e Laboratorët arrin në 170 miliardë lekë

 Auditi zbulon 3.3 milionë euro kosto shtesë në vit. Vlera totale e kontratës, sipas projektbuxhetit 2020 është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro. Nëse kosto do të rritet me 3.3 milionë euro çdo vit, sipas konstatimit të KLSH-së, atëherë vlera totale e saj do të rritej me 33 milionë euro, duke u rritur me 24% për të arritur në 138 milionë euro ose 170 miliard lekë

Shërbimet laboratorike, miliona euro kosto pa parashikim në buxhet. KLSH analizon risqet dhe dëmin në buxhet vetëm në vitin e parë të koncesionit. Projekti koncesionar/PPP është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse janë mbartur risqe financiare të paanalizuar në terma sasiorë për Buxhetin e Shtetit Vetëm në një vit, koncesioni laboratorëve do t’iu kushtojë taksapaguesve 3.3 milionë euro shtesë, të cilat as nuk janë parashikuar në buxhet. Konkluzioni, nga auditimi i koncesionit më të fundit në shëndetësi, është arritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e auditimeve të koncesioneve. Sipas KLSH, projekti koncesionar/PPP për ofrimin e shërbimeve laboratorike është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse kostot përkatëse të tij nuk rezultojnë të jenë të parashikuara në Projektbuxhetet Afatmesme përkatëse, ku vetëm për vitin e parë të operimit, rritja në financim parashikon 3.3 milionë euro. Projekti koncesionar/PPP, sipas studimit të fizibilitetit, ka parashikuar ofrimin e shërbimit laboratorik brenda tavaneve të projektuar me tarifat përkatëse të përllogaritura për 164 analiza sipas shtojcës 7 të studimit të fizibilitetit. Projekti koncesionar/PPP, vetëm në vitin e parë të implementimit të tij, sipas studimit të fizibilitetit, ka përcaktuar rritjen në financim të kërkuar me rreth 3.3 milionë euro nga situata ekzistuese. Sipas argumentimit të bërë në studimin e fizibilitetit, financimi aktual vlerësohet në rreth 5.4 milionë euro dhe shpenzimi i kërkuar për implementimin e PPP në vitin e parë vlerësohet në 8.7 milionë euro. Mekanizmi i funksionimit të PPP përfshin vendosjen e një tavani mujor buxhetor dhe faturimin e analizave nga operatori privat drejt autoritetit kontraktor, sipas çmimeve të ofruara për secilën analizë të kryer për kategoritë e përfshira për të marrë shërbimin. Vendosja e kufizimeve buxhetore në kuadër të vlerës totale mujore të lejuar për të shpenzuar dhe duke pasur parasysh tarifat e ofrimit të shërbimit të ofruar, sjell riskun e mosofrimit të shërbimit apo tejkalimit të buxhetit në rast të nevojave emergjente, thekson KLSH. Vendosja e kufizimeve buxhetore është e lidhur drejtpërdrejt me përballueshmërinë fiskale të projektit në kushtet e ndikimit nga të dy faktorët e supozuar në lidhje me çmimin dhe sasinë e shërbimit të kërkuar. Në këtë mënyrë, zgjidhja e ofruar për realizimin e kësaj PPP nuk rezulton të jetë efektive në drejtim të ofrimit të shërbimit, konstaton KLSH. Dhënia e miratimit, pa u miratuar lista e çmimeve, përfshin ndër të tjera cenimin e përballueshmërisë fiskale të projektit në tërësi, duke qenë se mbështetja buxhetore përfshin pagesa për sasinë e shërbimit të ofruar sipas çmimit të përcaktuar. Vlera totale e kontratës, sipas projektbuxhetit 2020 është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro. Nëse kosto do të rritet me 3.3 milionë euro çdo vit, sipas konstatimit të KLSH-së, atëherë vlera totale e saj do të rritej me 33 milionë euro, duke u rritur me 24% për të arritur në 138 milionë euro (shënim i Monitor).

Precedenti, si u rrit kosto e koncesionit të sterilizimit

Një dukuri e tillë ka ndodhur tashmë me koncesionin e sterilizimit, ku kosto po rritet çdo vit. Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65% në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe do të përfundojë në vitin 2025, do të financohet me më shumë se 1.6 miliardë lekë në vit, teksa kontrata e hartuar pa studim fizibiliteti shfaqi defekt që në vitet e para të saj. Kontrata parashikon pagesë për çdo set të përdorur gjatë operacioneve. Që në vitin e dytë, koncesioni ka kryer operacione më shumë se parashikimet e qeverisë. Madje vitin e kaluar, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon pagesat për çdo faturë të koncesionit të sterilizimit, pagoi realisht 2 miliardë lekë, rreth 3 milionë euro më shumë se fondi i parashikuar. Në pamundësi për të rishikuar kontratën, Qeveria nëpërmjet FSDKSH-së u ka kërkuar spitaleve të reduktojnë numrin e operacioneve, duke vënë kuota mujore për secilin spital. Për spitalin e Durrësit është sugjeruar të ulet numri i operacioneve me rreth 20% në krahasim me një vit më parë.

Koncesioni laboratorëve

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama. Vendimi përmbyll përpjekjet 5-vjeçare të qeverisë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve të analizave mjekësore të vendit, në të njëjtat gjurmë me tre kontratat e tjera të Partneritetit Publik- Privat në shëndetësi për kontrollin mjekësor bazë (Check-Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit nga zv. kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama. Vendimi përmbyll përpjekjet 5-vjeçare të qeverisë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve të analizave mjekësore të vendit, në të njëjtat gjurmë me tre kontratat e tjera të Partneritetit Publik- Privat në shëndetësi për kontrollin mjekësor bazë (Check-Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Sipas projektbuxhetit 2020, vlera totale e koncesionit të laboratorëve është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro.

Projekt i paqëndrueshëm dhe shpenzime me mospërputhje

Projekti koncesionar/PPP për ofrimin e shërbimit laboratorik është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) megjithëse paraqitet i paqëndrueshëm dhe fizibël, duke qenë se evidentohen mospërputhje materiale ndërmjet vlerave në supozime dhe analizave në flukset e parasë përkatësisht 1 milion euro për shpenzimet operative, 0.7 milion euro për investimet dhe 0.9 milion euro për fitimin bruto, sipas KLSH. Koncesioni paraqet pagesa të shtuara në drejtim të Buxhetit të Shtetit si pasojë e projektimeve të gabuara të numrit të analizave, mungesës së të dhënave të ponderuara me bazë çmimin dhe kthim nga investimi më i lartë se ai i deklaruar për koncesionarin si pasojë e gabimeve në vlerat e paraqitura në flukset e parasë në krahasim me supozimet përkatëse. Sipas raportit ka gabime materiale në strukturën e financimit për vlerën e të ardhurave, shpenzimeve operative dhe investimeve dhe kryerja e analizave të paargumentuara në lidhje me sasinë dhe koston e shërbimit të ofruar. Për këtë arsye, KLSH rekomandon se nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të analizohen të gjithë elementet ekonomike dhe financiare të projektit dhe të refuzohen projektet të cilat paraqesin mangësi në drejtim të treguesve financiarë të projektit, mangësi, gabime dhe mospërputhje materiale ndërmjet zërave financiarë dhe analiza të gabuara. Ministria e Financave, në bashkëpunim me autoritetin kontraktor, të analizojë efektet e problematikave të identifikuara më sipër në studimin e fizibilietit të cilat janë mbartur në kontratë me qëllim ezaurimin e të gjitha hapave ligjorë për eliminimin e efekteve negative financiare për Buxhetin e Shtetit.

Kosto e laboratorëve, 5.4 milionë euro

Nga auditimi konstatohet se në studimin e fizibilitetit, kosto aktuale operative në lidhje me ofrimin e shërbimit laboratorik nga 18 subjektet publike të propozuara për t’u dhënë me koncesion është 5,398,147 euro. Këto të dhëna të paraqitura në studim fizibiliteti janë të marra mbi bazën e pyetësorëve drejtuar këtyre institucioneve, ku varianca e buxhetit laboratorik ndaj totalit spitalor varion nga 1% në 12.8%.Po në të njëjtin studim, mbi vëllimin total të analizave të ofruara në vitin 2014, raportohet se sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) analizat e ofruara për vitin 2014 janë në shumën 4,584,039, ndërkohë që numri i përgjithshëm i analizave të deklaruara nga të 18 spitalet është 4,878,463. Në zgjidhjen e ofruar në studim fizibiliteti është parashikuar edhe rritja e gamës së analizave që do të kryhen, duke u miratuar nga 105 analiza në 164 analiza të ofruara në total, me një vëllim të përgjithshëm të parashikuar në vitin e parë të koncesionit në rreth 6.06 milionë analiza në vit, nga të cilat 5.76 milionë të ofruara për pacientët e siguruar, të cilët respektojnë sistemin e referimit.Nga auditimi konstatohet se të dhënat historike të prezantuara, në disa raste mungojnë, në disa raste sipas mënyrave alternative të sigurimit të tyre janë konfliktuale dhe në disa raste janë të vjetruara. Në këtë mënyrë, supozimet e ngritura mbi të dhëna me problematika të atilla janë në thelb të cenueshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në projektimin e treguesve financiarë të projektit.Kostot operative të propozuara si pasojë e zgjidhjes së ofruar me anë të këtij koncesioni vlerësohen të jenë nga 5.85 milionë euro në vitin e parë deri në 8.87 milionë euro në vitin e 10, duke ndryshuar në raport me vëllimin e shërbimit të ofruar, duke qenë se projeksioni i analizave të ofruara është në rritje sipas supozimeve të bëra në faqen 57 të studimit të fizibilitetit. Ndërmjet të dhënave mbi flukset që angazhon realizimi i projektit ekzistojnë diferenca të ndjeshme, ku në vitin e parë të operimit njëherë kostot e operimit vlerësohen rreth 5.85 milionë euro, ndërkohë që në analizën e flukseve të parasë, këto kosto përcaktohen në rreth 6.86 milionë euro. Kostot e investimit janë parashikuar të kryhen në dy faza me qëllim kthimin e aseteve të krijuara në përfundim të afatit të koncesionit në gjendje pune. Në fazën e parë, përpara nisjes së ofrimit të shërbimit, është parashikuar investimi në rreth 7 milionë euro, nga të cilat 4.57 milionë euro vetëm në pajisje laboratorike. Në vijim, vetëm për pjesën e pajisjeve laboratorike është parashikuar riinvestimi në shumën 3.38 milionë euro sipas analizës së kryer në studimin e fizibilitetit. Këto parashikime për investimin fillestar dhe riinvestimin janë paraqitur në faqen 56 të studimit të fizibilitetit. Nga auditimi konstatohet se në analizën e flukseve të parasë sipas shtojcës 5, riinvestimi, respektivisht në vitet 5, 6, 8, 9 dhe 10 është vlerësuar në rreth 4.1 milionë euro. Këto diferenca, paraqesin ndikim në vlerësimin e treguesve financiarë të projektit, me rreth 700,000 euro pa marrë në konsideratë vlerën në kohë të parasë dhe me efekt të drejtpërdrejtë në cilësinë e aseteve të dorëzuara në përfundim të afateve të koncesionit.Me ndryshimet e bëra në studimin e fizibilitetit me shkresën nr. 13071/2 prot. MFE datë 16.12.2016, një pjesë e të ardhurave janë reduktuar, duke hequr pjesën për pacientët që nuk respektojnë sistemin e referimit, të cilat janë parashikuar të mos financohen nga Buxheti i Shtetit, por të kryhen në operatorët privatë të ofrimit të shërbimit. Nga auditimi konstatohet se në lidhje me këto ndryshime të kryera në studimin e fizibilitetit nuk është përcaktuar efekti që të ardhurat e riprojektuara kanë në të gjithë treguesit financiarë të projektit. Nga MFE, me shkresën nr. 13071/3 prot. MFE datë 19.12.2016 është dhënë dakordësia për të dhënat e përditësuara pa kryer një analizë të tyre, me argumentin se këto përditësime nuk shoqërohen me efekte buxhetore shtesë.Nga auditimi konstatohet se ato shoqërohen me efekte të drejtpërdrejta në treguesit financiarë të projektit, duke qenë se të ardhurat përbëjnë fluksin hyrës kryesor të parasë, me nivelin e kërkuar të investimeve për ofrimin e shërbimeve dhe shpenzimet përkatëse operative. Duke qenë se nga studimi fillestar i fizibilitetit ka ndryshuar një komponent i rëndësishëm i ofrimit të shërbimit, konstatohet se nga ana e MFE nuk është kryer një analizë e detajuar mbi efektin në flukset e parasë dhe në treguesit financiarë të projektit për ndikimin mbi të ardhurat dhe shpenzimet operative sipas vëllimit të riprojektuar të analizave.

Buxheti do të shpenzojë 8.7 milionë euro për 6 milionë analiza

Sipas studimit të fizibilitetit të dorëzuar, shpenzimi i buxhetit për këtë PPP, që përfaqëson të ardhura të siguruara të projektit në vitin e parë janë projektuar 8.7 milionë euro ose rreth 1.757 euro/analizë, raportuar në faqen 6 të studimit të fizibilietit. Në momentin që janë projektuar 6.06 milionë analiza në vitin e parë, referuar një mesatareje prej 1.757 euro për analizë, të ardhurat e përllogaritura vlerësohen rreth 10.65 milionë euro dhe jo 8.7 milionë euro sikurse janë raportuar në faqen 60 të studimit të fizibilitetit. Kjo sjell një diferencë prej 1.95 milionë eurosh me nënvlerësim të ardhurash potenciale të projektit sipas supozimeve mbi numrin e analizave të ofruara, duke rënduar në mënyrë të pajustifikuar fluksin real dalës për Buxhetin e Shtetit.Mesatarizimi i çmimit nuk reflekton një parashikim real të të ardhurave të koncesionit nga Buxheti i Shtetit, duke sjellë projeksion jo të saktë të treguesve financiarë të projektit dhe nga ana tjetër të shpenzimit real që kushtëzon pagesa në të ardhmen për Buxhetin e Shtetit. Nga auditimi konstatohet se çmimet e analizave të ofruara janë të ndryshme dhe në asnjë rast nuk është kryer një studim në lidhje me peshën specifike të analizave të përdorura sipas tipologjive të atyre të ofruara. Rrjedhimisht, edhe projeksioni i të ardhurave bazuar në totalet e analizave vlerësohet i dobët dhe cenon fizibilitetin e projektit dhe projeksionet reale të flukseve hyrëse.

Fitimet e koncesionarit dhe risqet për buxhetin

Në seksionin e projeksionit të fluksit të parasë është projektuar edhe fitimi i projektit bruto. Sipas referencave të EBITDA (fitimet para interesave, taksave, amortizimit dhe zhvlerësimit) të paraqitur në studim, konstatohet se diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve nuk reflekton llogaritjet matematikore përkatëse. Ekziston një diferencë në rreth 875 mijë euro në total. Diferencat në EBITDA të rillogaritura nga grupi i auditimit në bazë të të dhënave të paraqitura në studim fizibiliteti, reflektojnë një nënvlerësim të fitimit bruto të llogaritur, i cili në total jep një efekt në nënvlerësim të fluksit të parasë në dispozicion të projektit dhe të treguesve financiarë të projektit. Projekti koncesionar/PPP është miratuar nga MFE megjithëse janë mbartur risqe financiare të paanalizuar në terma sasiorë për Buxhetin e Shtetit.Risqet kryesore të përfshira në studimin e fizibilitetit me impakt në Buxhetin e Shtetit përfshijnë:Risku i kërkesës është përcaktuar të përballohet nëpërmjet vendosjes së tavaneve buxhetore mujore ku do të paguhet vetëm për nivelin e shërbimit të ofruar, pra duke aplikuar tarifën përkatëse mbi numrin e analizave të referuara.Risku social në këtë projekt lidhet me risqet që vijnë si pasojë e shkurtimit të personelit aktual në laboratorët publikë spitalorë. Një nga çështjet kryesore të vlerësuara si me mangësi në studimin e fizibilietit janë edhe kostot e personelit, të cilat vlerësohen të tepërta si rrjedhojë e pajisjeve të vjetruara që përdoren. Burimet njerëzore të shërbimit laboratorik publik përfshijnë rreth 504 punonjës në 18 laboratorë, ndërkohë që ky numër pritet të reduktohet në rreth 390 punonjës sipas propozimit të studimit të fizibilitetit, me kategorinë më të prekur të shkurtimeve në mjekët e laboratorit. Kostot sociale që shoqërojnë riskun social të lidhur me shkurtimet e mundshme nga puna nuk rezultojnë të jenë parashikuar në koston e përgjithshme të projektit. Ky risk është transferuar në autoritetin publik dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me to, përbëjnë një kosto shtesë të autoritetit publik, duke përfshirë dëmshpërblimet për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, dëmshpërblimet për njoftimin apo kostot e lidhura me vendimet gjyqësore.Risku i inflacionit nuk rezulton të jetë analizuar dhe nuk rezulton të jetë përcaktuar nëse përballohet nga autoriteti kontraktor apo nga operatori privat. Risku i kursit të këmbimit është përcaktuar të transferohet të koncesionari privat sipas faqes 79 të studimit të fizibilitetit ku në analizën e vlerës për para është përcaktuar: “Ndër risqet e transferuara te koncesionari privat përfshihet edhe pika g duke cituar: g) Rreziku i valutës së huaj. Reagentët përfaqësojnë 30% të shpenzimeve operative dhe janë të emërtuara në euro”.Risku i normës së interesit nuk rezulton të jetë analizuar dhe nuk rezulton të jetë përcaktuar nëse përballohet nga autoriteti kontraktor apo nga operatori privat. Nga auditimi konstatohet se nuk rezultojnë të jenë analizuar risqet e lidhura me normën e interesit për sigurimin e financimit dhe nga ana tjetër, për normën e inflacionit. Ndarja e këtyre risqeve nuk rezulton të jetë përcaktuar ndërmjet palëve dhe në të njëjtën kohë nuk është përcaktuar efekti i tyre i mundshëm në pagesat e planifikuara për t’u kryer nga Buxheti i Shtetit.

Projekti me të dhëna të pasakta

Projektimet e vëllimeve të analizave konstatohen se janë kryer në bazë të të dhënave historike të vitit 2014. Gama e analizave të ofruara është planifikuar të rritet nga 105 në 164 analiza të ofruara, megjithatë lista e re ka përfshirë vetëm 160 analiza sipas shkresës nr. 13071/2 prot. MFE datë 16/12/2016. Rritja e gamës së analizave të ofruara jep ndikim në sasinë e shërbimit të kërkuar, që në kushtet e tarifave të përcaktuara, përkthehet në koston totale të shërbimit për Buxhetin e Shtetit. Kostoja totale e shërbimit për Buxhetin e Shtetit është subjekt i analizës që duhet të zhvillojë MFE për të vlerësuar nëse është i përballueshëm.Nga auditimi konstatohet se nuk ka një analizë të detajuar në lidhje me efektin e pritshëm në kosto për mbështetjen e supozimeve, si pasojë e rritjes së gamës së analizave të ofruara. Gjithashtu, vendosja e tavaneve buxhetore, sipas parashikimit të bërë në studimin e fizibilitetit për çdo vit në mënyrë që të mos cenohet Buxheti i Shtetit, si pasojë e rritjes së numrit të analizave, vendos kufizime në nivelin e shërbimit të ofruar. Në kushtet e përcaktimit të tavaneve kufi për t’u shpenzuar, vendosjen e tarifave të reja fikse për analiza të ofruara dhe mungesën e të dhënave analitike për llojet e analizave të ofruara dhe të projektuara për t’u ofruar, ofrimi i shërbimit mund të kufizohet si pasojë e tejkalimit të kufijve buxhetorë.Nga auditimi konstatohet se rritja e kërkuar për pagesat e projektuara fikse në nivel tavani, nuk rezulton të jetë e parashikuar në programin buxhetor afatmesëm si një zë më vete, sikurse është referuar edhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në shkresën përkatëse. Pavarësisht evidentimit të këtij fakti në lidhje me përballueshmërinë e këtij projekti për Buxhetin e Shtetit është shprehur dakordësia në parim, pa refuzuar me vendim vijueshmmërinë e projektit në stadet e mëpasshme.

som

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon pagesat për çdo faturë të koncesionit të sterilizimit, pagoi realisht 2 miliardë lekë, rreth 3 milionë euro më shumë se fondi i parashikuar.