FOTO/ E torturuan dhe e hodhën të lidhur me litar në rezervuar, kush është gruaja që u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij

457
Sigal

Gruaja që shihi në foto është Drita Saliaj, e cila pasi u torturua nga nipi i burrit, bashkë me dy shokët e tij, u lidh dhe me pas u hodh në rezervuar.

Ngjarja horror ndodhi në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. 51-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Mësohet se ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.