Vazhdon ç’bunkerizimi i selisë së PD-së. Tonelatat e hekurit do ti kishin zili edhe bunkerët e Enverit

155
Sigal

Prej dy ditësh vijon procesi i çbunkerizimit të selisë së Partisë Demokratike. Video e mëposhtme tregon një nga momentet kur tre punëtorë mezi që lëvizin një nga dyert e blinduara, e cila është arritur të hiqet pas disa orë punimesh.

Blindimi i selisë së PD u bë nga Lulzim Basha, i cili bashkë me Gazment Bardhin, për ditë me rradhë mohuan vendosjen e dyerve të blinduara, ndërsa flisnin për rikonstruksione të thjeshta.

Pasi Gjykata vendosi që të njohë Kuvendin e 11 dhjetorit, duke njohur si strukturë drejtuese të PD-së Komisionin e Rithemelimit, nisi edhe çbunkerizimi i selisë së partisë.

Për të gjitha veprimet në bunkerizimin e selisë së PD, Lulzim Basha u quajt për muaj me rradhë si Lul Brava, ndërsa nga pamjet që publikohen dita ditës shihet se disa ton hekur janë përdorur për blindimin e selisë. Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e di nëse veprime të tilla janë ose jo normale, por tashmë ka nisur procesi për çbunkerizimin e PD, e cila është shtëpia e demokratëve.