”U takua me disa miq”, lëvizjet e Billës përpara ekzekutimit

310
Sigal

Hekuran Billa, 40 vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit, mësohet se është takuar me disa miq para se të humbte jetën. Viktima kishte qenë në qytetin e Durrësit, ku ishte takuar me disa miq të tij, si dhe kishte rregulluar dokumentet e disa mjeteve që ai merrte nga jashtë për biznesin që kishte ngritur në vendin tonë nga janari i këtij viti, për dhënien me qira të makinave.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë pasur informacione të sakta për lëvizjet e objektivit të tyre. Para se të ekzekutohej, Billa është ndjekur nga të paktën dy persona të tjerë që lëviznin me një tjetër automjet. Ata mendohet se u kane dhënë atentatorëve të dhëna mbi vendndodhjen e Billës. Targa e mjetit te tyre tashmë është identifikuar nga policia, dhe përbën provën më e fortë që mund t’i çojë ata drejt identitetit të autorëve.

Pista kryesore e hetimit për atentatin është ajo e hakmarrjes. Në vitin 2006 Billa ka vrarë në Angli 22 vjeçarin shqiptar Prel Marku. Lidhur me këtë konflikt, policia mori në pyetje familjarët e tij, qe jetojnë në fshatin Domje, në periferi të Tiranës. Ata kanë mohuar që i biri të ketë pasur kërcënime, dhe se prej vitesh i kishin mbyllur konfliktet e mëparshme.