Agolli rinovon kontratën edhe për një vit në Amerikë

280
Sigal

Ansi Agolli vazhdon ëndrrën amerikane. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me skuadrën e New York Cosmos që militon në kategorinë e 3-të të futbollit në Shtetet e Bashkuara edhe për një tjetër sezon.

Lajmin për rinovimin e marrëveshjes e ka zyrtarizuar vetë futbollisti shqiptar me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram. Edhe pse tashmë në moshën 37-vjeçare, Agolli la shenjë në sezonin e tij të parë me Neë York Cosmos dhe klubi vendosi ti zgjasë kontratën.

“I lumtur të jem pjesë e New York Cosmos edhe për një vit tjetër” shkruan Agolli në Instagram. Edhe pse në një moshë realitivisht të konsiderueshme, Agolli bën diferencën në ligën e 3-të amerikane.