Nisin kontrollet në supermarkete, ndalohet këto lloj produkte

900

Nga sot nis aksioni në supermarkete për të kontrolluar produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, foli për aksionin në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë një takimi me operatorët e përpunimit të industrisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij.

“Kemi disa javë që kemi paralajmëruar shtimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës ndaj këtyre lloj prodhimeve. Besoj që nga analizat, apo nga aksioni që fillon nga sot, në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo markteve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”

Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, z. Agim Ismaili dhe përfqesues të kësaj industrie, etj.