BE i heq vizën vaksinës AstaZeneca, Qeveria shqiptare deklaron se do marrë 90 mijë doza. A përdoren shqiptarët si kavie për vaksinën?

363
Sigal

 

Shqiptarët përdoren si kavie për vaksinën Astra Zeneca?

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se të shtunën Shqipëria merr 40 mijë doza të AstraZeneca. Ajo thotë se këto doza Shqipëria i pëfiton nga instrumenti Covax. Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më sot në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve. ‘’Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë.’’- tha Manastirliu.

Danimarka heq dorë përfundimsht

Teksa qeveria Rama kërkon ta shes si sukses të tij personal marrjen e vaksinave Dainmarka do të ndalojë përgjithmonë vaksinimet ndaj COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca, raporton The Guardian duke cituar mediat daneze.Kjo masë pritet të vonojë procesin e vaksinimit në Danimarkë me disa javë.Danimarka ka ndaluar edhe vaksinën e Johnson & Johnson kundër COVID-19 pasi kishte porositur rreth 8.2 milionë doza.Vendimi i autoriteteve ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura mbi vaksinën e AstraZenecas dhe J&J pasi janë raportuar raste të mpiksjes së gjakut të personave të vaksinuar. Danimarka ka aktualisht vetëm vaksina Pfizer dhe Moderna.

Komisioni Europian nuk do të rinovojë kontratat me AstraZeneca

“Komisioni Europian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve të unionit (BE), ka vendosur që kontratat me kompanitë të cilat i prodhojnë vaksina (me vektorë viralë) të vlefshme për vitin aktual nuk do të rinovohen më, pas skadimit të tyre”.Ai shtoi se Brukseli do të preferonte të përqendrohej te vaksinat, në zhvillimin e të cilave përdoret teknologjia e mARN* (ARN mesazhere) të tilla si Pfizer dhe Moderna.

Thuajse gjysma e vendeve të BE  bllokoi në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca. Vendet europiane që pezulluan Astra Zeneca

Gjermania

Franca

Italia

Austria

Estoni,

Lituani,

Luksemburg

Letoni

Norvegjia

Danimarka

Islanda

Suedia

Islanda

Irlanda

Belgjika

Spanja

Republika demokratike e Kongos

Tajlanda