Ditët e ftohta nuk do të ikin ende! Parashikimi për javën në vijim

609
Sigal

Me minus 14 gradë të regjistruar nga zonat malore të Dibrës e Kukësit, mbrëmja e së shtunës dhe orët e para të së dielës shënuan temperaturën më të ulët të këtij fillim viti.

Dita e diel solli një rritje të lehtë, por në Dibër e Korçë temperaturat minimale mbeten – 9.5 dhe -7.3 gradë.

Në këto kushte ngricat vijonë të shkaktojnë problematika.

115 familje në Tërnovë të Madhe e Tërnovë të Vogël në Dibër mbeten të bllokuara nga bora.

Ndërsa raportohen edhe probleme me furnizimin me ujë për shkak të ngrirjes së tubacioneve.

Në qarkun e Korcës, rruga e Dardhës mbetet kalueshme pjesërisht me zinxhirë për shkak të prezencës së Akullit, sikurse edhe në rrugën e Leskovikut.

Të bllokuara janë zona e Lenkasit, Dardhas e Velçani

Por të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, sipas autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sipas raportit më të fundit, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë

Ndërkohë që kërkohet që të gjithë drejtuesit të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sipas Meteoalb: dita e hënë nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale në territor por afër mesnatës dhe në vijim dita e martë sjellin një tjetër rënie me 2-3°C duke bërë që minimum në rang territori të ulet sërish rreth vlerës -13°C.

E mërkura dhe e enjtja sjellin një rritje me 3-4°C por kjo rritje do të reduktohet sërish gjatë fundjavës së ardhshme.