Sigal

Nga Sevo Tarifa

Fisnikëria është një veti e lartë morale. Nuk është fisnik ai që s’ka moral të shëndoshë, në kuptmin e gjerë të fjalës. Por në përcaktimin e fisnikërisë, ngatërrohen jo pak njerëz, duke quajtur   “fisnik” edhe atë që nuk është i tillë. Fisniku karaktertizohet nga ndërgjegjia e lartë, nga virtyte të bartdha njerëzore. Nuk mund të jetë fisnik ai që është parazit, përbuz punën dhe nuk punon, por ai që punës nuk i bën bisht dhe dallohet duke punuar; as ai që s’është i sinqëertë, s’thotë të vërtetën, është genjeshtar; as grindaveci, por i urti; as shpifësi, por i rregullti, ndërgjegjepastërti; as vjedhësi, por i drejti etj. Fisnikëria dhe pandershmëria janë të kundërta, të papajtueshme.

Fisnikëria e vërtetë si koncept dhe në jetë.

Një fjalë e vetme është Fisnikëria, por ka një domethënie të thellë. Thelbi i saj ëshë konceptual, moral, klasor, njerëzor. Kjo cilësi e lartë ka karakter historiko- shoqëror dhe shfaqet në jetën e veprimtarinë praktike të  njeriut. Nuk mud të quhesh fisnik e të mos jesh shembullor, korrekt, i nderuar në shoqëri, që mëriton dashurinë dhe respektin e të tjerëve, as ai që nuk sillet mirë, që nuk është zemërgjerë, bujar, solidar me të mirën etj. Nga tipare të tilla dalluese pozitive karakterizohet  pikërisht njeriu i vuajtur, i varfër, i thjeshtë,  model, pra fisnik. Ka njerëz që u dhemb zemra për të varfërit. Në përgjithsësi këta janë vetë të vuajtur dhe meritojnë të quhen fisnikë. Kush  tregohet indiferent ndaj vuajtjeve të të tjerëve, jo vetëm nuk është fisnik, por vë në pikëpyetje edhe emrin Njeri! “I varfëri me shpirt fisnik, është ai që jep gjysmën e atyre që ka, është më i pasur se pasaniku që nuk jep as një të mijtën e pasurisë së tij” (Sami Frashëri“) “I varfëri në dituri kushton më shumë se i pasuri në flori”. Dimri i fukarait ka vetëm dy ngjyra: të bardhën e borës dhe të kuqen e zjarrit. Por në shtëpinë e vogël të tij jetojnë njerëz të mëdhenj, që nuk e kanë zakon të thonë “Mirse të gjej”, por “mirse vjen”. I varfëri fisnik është zemërbardhë, bujar, Dera e tij është e çelur për miq. Të pret “me bukë, krip e zemër”. Djersa e punëtorit të varfër nderohet gjithnjë.“Kopraci vdes i pasur, megithse e kalon jetën duke deklaruar se “Jam i varfër”. “Varfëria nuk e zvogëlon, por e pasuron fisnikërine”. Kush di të vuaj, e di më mirë shijen e bukës. E çmoln punën si ëmbëlsirën e jetës. Kush rritet duke kaluar rrugicave të ngushta dhe jo bulevardit të asfaltuar, është më i stërvitur, duron më tepër vështirësitë, ngjitet me lehtë e pa iu zënë fryma në të përpjeta të udhëve të jetës, i sheh ku janë gropat dhe i kapërcen ato, bëhet njeri me emër. Njeriu i sakrificës është më i kalitur, më i përgatitur për jetën. Në të kaluarën, për finikërinë sundonte një tjetër koncept, gjurmat e të cilit duken edhe sot: fisnik është quajtur kryesisht  njeriu i shtresave  të larta e të privilegjuara të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale, feudo-borgjeze e aristokratike. Por s’ka fisnikëri ai që nuk rron me djersën e ballit, që pi si shushunja gjakun e të tjerëve. Shpirti i këtyre thotë: “Puno ti, të ha unë! Është normale që njeriu të matet me punën e vet dhe jo të tjetërkujt, as të lëvdohet me meritat e prindërve apo të gjyshërve, por me djersën e vet. “Ata që lëvdohen me paraardhësit e tyre i shembëllejnë patates që e ka nën tokë atë pjesë që u hyn në punë”. Nuk mund të quhen “fisnikë” edhe sot në kapitalizëm, siç është dhe vendi ynë, ata të pasur, të cilët e kanë vënë pasurinë me spekulime, mashtrime, duke shfrytëzuar punën e të tjerëve, duke siguruar të ardhura në rrugë të kundërligjshme, me punë të zeza, ose që marrin rroga të larta dhe i kanë “xhepat plotë”, jetojnë ne luks; ata që kanë jo pak vila e pallate plazheve e në vende të huaj, si deputetë e zyrtarë të lartë, gjyqtarë e prokurorë, nga të cilët ka që fshehin pasurinë, duke e bërë në “ngarkim” të nënës, të babait, të vjehrrit apo vjehrrës, të vëllait a të motrës, me qëllim që të mos figurojë emri i tyre, siç zbulon e ndëshkon sot Vettingu! Le të “zbukurohen” sa të duan njerëz të shtresave të larta, kudo në botë, për derisa punojnë të tjerët për ta, nuk mund të jenë fisnikë. Si mund të quhesh fisnike familja Dypon, më e pasura në botë, e cila emigroi në SHBA nga Franca më 1 janar 1800 dhe zotëronte një kapital mbi 150 miliardë dollarësh?! Ose burri më i pasur në botë, që kishte qenë Sulltan i Bruneit, i cili kishte një pasuri prej 37 miliard dollarësh?! Apo mbretëresha e Anglisë, Elisabeta me 300 fustane! Ose ish- kryeministri grek, Andrea Papandreu, që i bleu Mimisë, gruas së dytë, me të cilën kishte 40 vjet diferencë, një fustan qëndisur me ar, që kushtonte 22 milionë dhrahmi?! Si mund të jenë fisnikë ato familje borgjeze, gratë e të cilave qëndrojnë mbyllur brenda katër “K-“ve, (kozmetikë, kuzhinë, kalama, kishë); fëmijët e të cilave pas moshës 18 vjeare kanë në dispozicion jo vetëm vetura, po edhe avionë dhe shkojnë me pushime në vende të tjera më të bukura?! Në një farë mënyre, nga këto dukuri shihen sot edhe në vendin tonë kapitalist. Opinioni s’ka si t’i quaj fisnikëe familje të tilla. Njeriu fisnik njihet “nga puna, jo nga guna”. I pasuri, mund të ndërrojë kostumet çdo ditë, ta “zbukurojë” trupin me “çingla-mingla prej floriri, diamanti ose xhevahiri, por “etja për para, ia bën shpirtin fukara”. Njeriu fisnik punon gjatë ditës dhe në mbrëmje kthehet në shtëpi i lodhur. Në dimër afër vatrës së zjarrit dhe sofrës. E rrethojnë fëmijët. Më të voglin e merr në prehër  me buzën në gaz. E përkëdhel. Ndjen kënaqësi. Me të në duar gjen çlodhje. Ha darkën me atë që i ndodhet. I pyet fëmijët si shkuan sot në shkollë. Gëzon që dëgjon mirë prej tyre. Shkon në takim me mësuesit, pyet dhe dëgjon fjalë të mira për fëmijët e vet. Një tjetër gëzim ky. Dhe fëmijët e pyesin: Babi, je lodhur? Dhe i shtojnë ngazëllimin. Njëri i hidhet në qafë. Tjetri i thotë “shtriu të të shtyp pak kurrizin”. Babi bie shpejt për gjumë se nesër do shkojë përsëri në punë. Zemra e nënës së shtëpisë hidhet nga gëzimi. Familjarët bien për gjumë me buzëqeshjen e saj në sy. Gjumi u jep fuqi. Fuqi iu jep edhe mjedisi familjar. Herët në mëngjes i ati niset përsëri drejt vendit të punës. Po të jetë afër, udhëton më këmbë. Po të jetë më larg, shkon me biçikletë ose me autobus. Rrugës u flet të njohurve “Mirëmëngjesi”! Sheh një fëmijë që lyp. Ndalon dhe i jep diçka. I varfëri ndihmon të varfërin. Mbërrin në punë brenda orarit. Dhe me mendje te gruaja e fëmijët nis nga puna. E nxjerr bukën me djersën e ballit. Kishte të drejtë R. Berns, kur shkruante në vargje: “Në botë s’ka gjë më të mirë/ Se vatër, grua dhe fëmijë/ Se cicërima e vogëlushit/ Tek sofra e vogël pranë prushit”. I varfëri është shpirt njeriu, zemërçelur, syndritur, fisnik. Nuk është i pasur, por ka të pasur mendjen, zemrën, shpirtin. Njeri i ndershëm. Duart i ka me kallo, por të arta. Po i pasuri? Krahasim? “Të pasurin nuk e vret këpuca”. Përfytyroni një të pasur, që nuk punon. Fizikisht jo se jo, por ndoshta as me kalem. Punojnë të tjerët për të. Ai jep urdhëra e porosi, komandon, të pushon nga puna, të hedh në rrugë të madhe. Qëndron rëndë-rëndë. Mund të bëjë ndonjë llogari me gishtërinj, si të fitojë më shumë para. Si të marrë e jo të japë. Fytyra i nxin. Ajo fytyrë flet dhe për shpirtin e tij katran. Niset dhe ai në punë, por  me veturë. Rrugës flet me celular. Kthehet dhe në kafene. Atje i afrohet një fëmijë me dorë të zgjatur.  E përzë! Vonohet kamerieri, i flet me inat. Jashtë e pret shoferi … I pasuri është njeri që shikon interesin e vet. Pasuria e shton lakminë. Sa më shumë të pasurohet, aq më lakmues bëhet. Kush ka shumë, do më shumë. Pasaniku s’do të dijë për të tjerët. Kërraba e interesit tërheq nga vetja. Ka botëkuptim tjetër. “Po ta donte gjithkush nderin dhe dinjitetin e tij po aq sa do pasurinë, nuk do të ketë njerëz të pandershëm”. I varfëri fisnik dhe pasaniku janë dy tipa që nuk u puqet karakteri.

              I varfëri fisnik nuk është kundër pasurisë.            

Nuk ka njeri që të mos dojë të jetë në gjendje të mirë ekonomike. Të jetë i kamur, me mirëqenie. Mjaft me vuajtje! Por kryesorja është si ta vësh pasurinë? Të pasurohesh me punën tënde, apo me punën e tjetrit, duke shtypur e shfrytëzuar?  Ta ngjyesh bukën me djersë, apo të punojnë të tjerët për ty? Po paratë i ke të bardha, apo të pista?  Të varfërit fisnik nuk janë as kundër njeriut të pasur, por janë kundër rrugëve jo njerëzore të pasurimit të tyre, kundër rrugëve korruptuese për t’u pasuruar. Kush pasurohet me punë të ndershme, e meriton pasurinë që vë. Ai që sot është i varfër e nesër pasurohet me ndershmëri, hallall e pastë pasurinë! Ai që shkoi disa vjet emigrant e atje punoi e djersiti, fitoi para dhe, kur kthehet në familje, me paratë e përvojën që fitoi çel një punishte, një fabrikë apo bëhet biznesmen, bravo i qoftë! Po ç’tu bësh të tjerëve, që ndjekin rrugë të shtrembra, korruptive e të kundërligjshme dhe një ditë gdhihen të pasur. Si e vunë pasurinë këta njerëz? Ndër të tjera dy janë rrugët kryesore të tyre:

E para, rruga e blerje-shitjes së drogës. Më parë nuk e njihnim fare këtë “helm të bardhë”, tani atë e përdorin dhe merren me tregtinë e saj. E hanë helmin për mjaltë. Futin minën me sahat në bark. Dhe bomba një ditë shpërthen! Njeriu hyn në rrugën e drogimit, narkotizohet, goditet në tru, shkatërron shëndetin, dëmtohet në funksionimin normal të trupit dhe të trurit,

E dyta, rruga e trafikimit të “mishit të bardhë”, të femrave.  “Demokracia lind edhe njerëz të pandershëm”. Rrëkeja e parave që derdhet sot në politikë është ndotje për demokracinë”. Shitet e blehet njeriu me para. Paguhet vrastari për të zhdukur një jetë, gazetari për të botuar një shkrim kundër njërit që e urren apo e ka inat dhe hakmerret! Këto e të tjera janë plagë të kapitalizmit, që ashtuquhet “Ekonomi tregu”! Veprime të tilla nuk janë të moralit shqiptar. Pasurimi në rrugë të tilla është korrupsion, krim. Njeriu rron për një nder.

                         “Dashamirësia, shenjë  e fisnikërisë”.

“Trajtimi njerëzor i të mundurve është fisnikëri”.  Fisniku është njeri i mirësive, është dashamirës. Për këtë cilësi të fisnikërisë na jepen mësime me vlerë: “Dashamirësia është shenjë e fisnikërisë” (De Rada). Njeriu fisnik, që zakonisht është i varfëri, është i thjeshtë, nuk di të mburret, krenohet, por nuk flet për veten e tij, por flasin të tjerët për të. Nuk flet për meritat e tij. “Sa më shumë flasim për meritat tona, aq më pak na besojnë të tjerët”. Pema e mirësisë është kujtim i mirë që mbetet në mendje. “Njeriu më i pasur në botë është ai që ka nderin më të madh; më i forti është ai që ka ndërgjegjen të qetë; më i miri është ai që ka rrënjosur thellë prirjen për të bërë mirësi” (S. Frashëri)

“E mira që bëhet i ngjan një guri të hedhur në një shpellë të thellë, të cilit, sado që humbet për të mos u gjendur më, i dëgjohet jehona për një kohë shumë të gjatë”. “Mirësia mund të shihet, por kurrë nuk duhet treguar”. Njeriu duhet ta bëjë mirësinë pa pyetur se kujt ia bën. Atij që të bën mirësi me fjalë, mund t’i përgjigjesh duke u mjaftuar me një falënderim. Atij që të bën të miën me punë, nuk mjafton t’i përgjigjesh vetëm me falënderim, por je i detyruar t’i bësh mirësi me punë ose t’i bësh ndonjë shërbim. “Të mirën që ti u bën të tjerëve, shkruje me shkumës, të mirën që ty të bëjnë të tjerët, shkruaje në shkëmb”. Mos prano mirësinë e atij që të ka bërë keq, ose që ka mundësi të të bëj keq. Një mirësi apo një shërbim i bërë fshehurazi, vlen sa dhjetë shërbime të bëra haptaz. Gjëja që i jepet njeriut mirënjohës është me çmim të mirë, ndërsa gjëja që i jepet mosmirënjohësit, është e hedhur poshtë. “Njeriu më i pasur në botë është ai që ka nderin më të madh; më i forti është ai që ka ndërgjegjen të qetë; më i miri është ai që ka rrënjosur thellë prirjen për të bërë mirësi” (S. Frashëri) “Njeriu fisnik duhet të jetë i vonuar në të folur, por i shpejtë në të vepruar”. Zakonisht fisniku i vërtet mbahet në gojë për të mirë. I ka bërë vend vetes. “Rruga e shtruar me lule, kurrë nuk çon tek lavdia”. (Fonten). Në çdo punë që bën dhe në çdo fjalë që thotë, njeriu fisnik duhet të ketë parasysh pesë pika: seriozitet, mirësi, dhëmbshuri, drejtësi, vërtetësi.