Fatura e ujit, qytetarët do paguajnë edhe 400 lekë taks banese

414
Sigal

Metodologjia e re e llogaritjes së taksës së banesës ka hyrë në fuqi që prej 2018-ës, megjithatë janë disa kategori sociale që përjashtohen nga ky detyrim.Pensionistët që nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit janë të përjashtuar nga taksa e banesës, po ashtu qeveria ka lënë jashtë skemës së taksimit edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.Po në vitin 2018 u realizua një reformim i taksimit të pasurisë së paluajtshme, duke kaluar nga taksim bazuar në sipërfaqe, në taksim bazuar në vlerë.Vlera e kësaj takse ka qenë e ulët, por me formulën e re të llogaritjes, taksa e banesës ka një peshë të lartë në shpenzime. Me ndryshimet e bëra kjo taksë është 0.05 për qind të vlerës së shtëpisë, pra mesatarisht qytetarët sot paguajnë 400 Lekë shtesë në muaj përmes faturës së ujit.

Kush përjashtohet nga kjo taksë

Janë dy kategori: ajo sociale dhe subjekte të tjera si më poshtë. Sipas ligjit 106/ 2017 të ndryshuar, neni 22, përcakton rastet e përjashtimit nga taksa mbi ndërtesat: ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension special, në fshat dhe qytet, kur familja përbëhet vetëm nga kryefamiljari, ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Janë të përjashtuar dhe pronat e shtetit dhe bashkive, objektet e kultit, banesat sociale, ato të kulteve dhe fetare, hotelet me 4-5 yje.