Sigal

Inspektimi i Bankës Botërore zbulon abuzimet dhe keqmenaxhimin e çështjes së pronësisë në vend. Ligjet e paqarta, të ndryshuara disa herë, kanë bërë që 3 milionë prona të privatizuara të kenë probleme të pazgjidhura. Mangësitë e tregut të tokave vënë në rrezik pranimin e Shqipërisë në BE

Në një inspektim në lidhje me inventarin e pronave të regjistruara, një projekt i Bankës Botërore ka verifikuar se 10 % e pronave në Shqipëri janë të regjistruara në format digjital, 80 për qind e pronave janë regjistruar, por janë në format letër dhe 10 % e pronave nuk janë regjistruar dhe janë të vendosura kryesisht në zonën bregdetare.

Sipas Bankës Botërore, problemet e pronësisë kanë krijuar një treg jo efikas të tokës dhe kjo është identifikuar si një nga pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm. BB thekson se, përmirësimet në këtë fushë mund të mbështesin ndjeshëm përparimin e Shqipërisë në pranimin në BE.

“Gjatë viteve 1990 – Qeveria e Shqipërisë filloi një program të reformës së privatizimit të tokës, e ndjekur nga një program i regjistrimit të tokës dhe krijimi i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Shumë aktivitete të privatizimit të pronave të paluajtshme u kryen përmes shumëllojshmërive programeve dhe legjislacionit mbështetës. Ligjet që kanë rregulluar proceset e privatizimit të pronave janë ndryshuar vazhdimisht në përpjekje për të adresuar problemet pasi ato identifikohen. Ndonjëherë këto ligje kanë qenë të paqarta. Këto paqartësi kanë krijuar abuzime në mënyrën e interpretimit të ligjeve.

Për shkak të keqmenaxhimit të procesit të privatizimit disa pronarë janë edhe sot të angazhuar në procese të gjata juridike që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Faktet dhe vendimet nuk kanë qenë siç duhet dhe kanë lejuar hapësirë ​​për gabime ose mundësi për keqpërdorim.

Si rezultat i zbatimit të këtyre programeve, u privatizuan rreth 3 milion prona, statusi, i të cilave vijon të prodhojë problematika edhe sot e kësaj dite.