Zbulohet arsyeja e ndarjes së Lady Gagës dhe Christian Carinos

428
Sigal

Këngëtarja e njohur Lady Gaga habiti fansat e saj ku vetëm pak ditë përpara ndarjes së çmimeve Oscar u publikua lajmi se ajo dhe i fejuari Christian Carino I kishin dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Por duket se që nga muaji shkurt, vetëm tani kanë dalë në dritë arsyet e kësaj ndarje.

Sipas një UsWeekly  Chris nuk po e trajtonte mirë këngëtaren dhe kjo bëri që ajo të afrohej më shumë me mikun e saj, aktorin Jeremy Renner, me të cilin aludohet se po nis një lidhje të re. Gjithashtu burime pranë këngëtares thonë se ishte pikërisht Gaga ajo që vendosi të ndahej nga agjenti 49-vjeçar.

“Ai kishte nisur të ishte shumë xheloz, përpiqej të ishte me të gjatë gjithë kohës dhe I shkruante në çdo moment. As miqtë e këngëtares nuk e pëlqenin atë.” Pas ndarjes nga Carino në mediat e huaja qarkullon lajmi se Gaga ka nisur të kalojë shumë kohë me aktorin Renner dhe vajzën e tij 6-vjeçare nga një martesë e mëparshme.