Zbulohen anëtarët e jurisë që do të vlerësojë këngët në ‘Eurovision’

545
Sigal

Për 2 javë Jonida Maliqi pritet të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën fituese të festivalit të ‘RTSH’, ‘Ktheju Tokës’. Deri më tani kënga është pritur shumë mirë nga të gjithë ndjekësit e festivalit në mbarë botën, madje sondazhe të ndryshme të zhvilluara e kanë nxjerrë atë si më të pëlqyerën.

Një detaj tjetër i rëndësishëm i festivalit të njohur është dhe juria përfaqësuese, e cila do të vlerësojë këngët pjesëmarrëse në të. Ashtu siç është bërë e ditur dhe nga këngëtarja Anxhela Peristeri, juria e përzgjedhur përbëhet nga 5 emrat e njohur të muzikës shqiptare si: Eranda Libohova, Gent Rushi, Julka Gramo, Dilan Reka dhe vetë Anxhela.

Kujtojmë se ‘Eurovision’ këtë vit do të zhvillohet në Izrael dhe pritet që Jonida të performojë në natën e 2-të të festivalit në datë 16 maj.