U nda nga bashkëshorti, Arbana Osmani në lidhje me regjisorin e njohur

1137
Sigal

Prej dy ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se moderatorja Arbana Osmani është në një lidhje dashurie me regjisorin e emisionit të saj, Eduard Grishaj.(Lexo këtu)

Para disa javësh mori dhenë lajmin që ajo dhe bashkëshorti i saj Ardit Kore janë ndarë pas 16 vitesh dhe tashmë flitet se moderatorja e suksesshme po jeton një romancë me Grishajn.

Por disa detaje kanë habitur fansat. Në instagramet e tyre vihet re se se Arbana dhe Eduarti kanë realizuar edhe udhëtime së bashku, e një prej tyre është dhe ai i nëntor/dhjetor të vitit të kaluar. Madje të dy kanë publikuar dhe fotografi në profilet e tyre, por gjithmonë jo bashkë.

Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim, fotot e tyre duke udhëtuar në vende të ndryshme datojnë që në vitin 2016.