Sigal

Pak ditë më parë bloggerja e njohur shqiptare Estela Ujka tregoi se së bashku me familjen do të zhvendosej për të jetuar në Amerikë. Vetëm pak javë nga largimi ditëlindja e vajzës së dytë, është festa e parë që ata festojnë në këtë vend. Në këtë ditë gëzimi Estela është kujdesur që së bijës t’i organizojë një festë mes miqsh të rinj, por ajo më e bukura është bërë në Shqipëri. Nëpërmjet një videoje përshëndetëse miqtë e vogëlushes i kanë treguar se edhe ata janë të lumtur në këtë ditë dhe pavarësisht largësisë ata nuk mund ta harrojnë.

Kjo gjë duket se e ka prekur shumë bloggeren, e cila teksa i falënderon për surprizën shfaqet duke lotuar.

“Faleminderit për këtë surprizë. Nuk e prisja festën tuaj”, thotë ajo teksa i dridhet zëri.

Estela Ujka është nënë e tre vajzave Lorest, Sharmin dhe Damar Brookly.