Sylvester Stallone nuk do përballet me akuzën për përdhunim

512
Sigal

Sylvester Stallone nuk do të përballet me akuzën për përdhunim.

Ylli i ‘Rocky’ u akuzua për përdhunim nga një grua e paidentifikuar, e cila pretendon e ngjarja ndodhi në vitin 1990. Por dy dëshmitarë dolën kundër pretendimeve të saj, ndaj Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit vendosi që nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të arrestuar aktorin.

Dhjetorin e kaluar, gruaja tha se Stallone e përdhunoi 28 vjet më parë. Por aktori i mohoi pretendimet.

Ajo paraqiti akuzën vitin e kaluar në policinë e Santa Monica dhe tha se ngjarja ndodhi gjatë një takimi në zyrën e yllit të Hollywood.

Prokurorët thanë se asnjë dëshmitar nuk ishte në gjendje të vërtetonte pretendimet e gruas ndaj tij.

Nga ana tjetër aktori paraqiti një ankesë kundër gruas për akuza të rreme.

Ai e pranoi se e njihte gruan dhe se kaluan së bashku tre ditë në Izrael gjatë xhirimeve në një film në vitin 1987, tre vjet para përdhunimit të supozuar.

Filmi që Stallone i referohej mendohet të jetë Rambo III që është filmuar pjesërisht në Jaffa, pranë Tel Avivit.

Ai e mohoi se e kishte përdhunuan, por nuk tregoi natyrën e marrëdhënieve të tyre.