“Sulltanesha Kosem” ikën me pushime në SHBA por ka një mesazh: Kthehem për të votuar

202

Aktorja turke Beren Saat, e njohur shumë edhe për publikun shqiptar në role protagoniste si në “Dashuri e ndaluar” apo “Sulltanesha Kosem” ka dhënë një mesazh për qytetarët turq pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme.

Beren është fotografuar në aeroportin e Stambollit me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu, para se të fluturonin për në Los Angeles ku do të kalojnë disa ditë pushime.

Beren Saat

Por në një prononcim për gazetarët nga Aeroporti Ataturk para se të largohej aktorja turke tha se do të qëndronin në SHBA për 10 ditë dhe se do të kthehej në vendlindje për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale që mbahen në Turqi më 24 qershor.
“Ne jemi duke shkuar për pushime 10-ditore. Do të jemi këtu për të votuar”, tha ajo.

Beren 2

Beren Saat, njihet si një ndër aktoret më kritike ndaj regjimit të Recep Tayyip Erdogan dhe ky mesazh është interpretuar si një thirrje për të gjithë turqit për rëndësinë e votës.
Një numër i madh artistësh turq janë duke i bërë thirrje qytetarëve turk për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Beren 3