‘Hell’s Kitchen’ është një nga programet më të komentuara këtë sezon televiziv dhe në përfundim të këtij emisioni, shef Renato Mekolli, me anë të një shkrimi në ‘renatomekolli.com’, ka zgjedhur të tregojë se si ka qenë kjo eksperiencë dhe ku do ta shohim shumë shpejt sërish. “Unë doja që nga ekrani i tyre ata të ndjenin dhe kuptonin në njëfarë mënyre tensionin, presionin, gëzimin e hidhërimin që ti fal puna e vërtetë në një kuzhinë të vërtetë restoranti”, është shprehur shefi i kuzhinës në shkrimin e tij për publikun që e ka ndjekur dhe e ka komentuar aq shumë.

Rezultate imazhesh për renato mekolli hells ki tchen

Ai gjithashtu ka zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet me një emision tërësisht ndryshe, një emision që ka pasur dëshirë ta bëjë gjithmonë. Formati i ri ku ai do të shfaqet do të jetë një emision gatimi për fëmijë, duke dashur kështu t’i dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë ta dhurojnë. Ndërkohë Renato është shprehur se ‘Hell’s Kitchen 2’ do të vijë me një studio gjigande e me një skenografi moderne, ashtu siç e meriton ky ‘reality show’.

Imazh i ngjashëm