Sigal

Nëse ju pëlqen ëmbëlsia në orët e vona të antës, atëherë mund të përdorni dhe frutat e thata si diçka të shpejtë dhe funksionale. Nqs ju i konsumoni shpesh këto fruta si dhe kumbullat e thata ja çfarë ndodh me trupin tuaj:
-Reduktohet rreziku i kancerit të zorrës së trashë: Së bashku me idene se çfarë ushqimi kalon në stomakun tuaj duhet të kujdeseni dhe se çfarë ushqimi kalon në zorrën tuaj të trashë. Frutat e thata jenë shumë të mira sepse ato pastrojnë zorrën e trashë nga bakteret dhe ndihmojnë sistemin tretës. – Ju japin energji: Kumbullat e thata përmbajnë sheqernat natyror, glukozën, fruktozën dhe saharozën që do t’ju japin një hov të shpejtë të energjisë kur keni nevojë për të. Dhe ndryshe pijet energjike, ato përmbajnë komponentë të tjerë të shëndetshme si fibra, kalium, magnez, vitamina dhe antioksidantë.
-Mund të ndiheni më të zgjuar: Kumbullat përmbajnë vitaminë B6 që është vërtetuar se ndihmon për të përmirësuar performancën e trurit duke ndihmuar trupin të prodhojë serotonin dhe norepinefrin. Serotonin, nga ana tjetër, rregullon gjendjen shpirtërore dhe norepinefrina ndihmon trupin tuaj të përballojë stresin.
– Trajtimi i hemorroideve: Kjo është një gjendje e tmerrshme dhe shpesh shumë e dhimbshme që për fat të mirë mund të trajtohet dhe madje ndryshohet nëpërmjet një ndryshimi në dietë . Në ndihmë ju vijnë dhe kumbullat e thata.