Romir Zalla përgjigjet nëse i mungon “Portokalli” apo jo

609
Sigal

Romir Zalla u bë mjaft i njohur nga publiku shqiptar pas përfshirjes së tij në spektaklin ‘Portokalli’. Në vitin 2004 ai u shfaq me rolin e ‘Llambit’ dhe për shumë vite ky emër e ndoqi gjatë në karrierën e tij. Ende dhe sot, që Romiri nuk është më pjesë e ‘Portokalli’, publiku vazhdon ta identifikojë si ‘Llambi’.

Megjithatë duket se për Romirin ky është një cikël i mbyllur në karrierë, sepse atij nuk i mungon ‘Portokalli-a’. I ftuar ditën e sotme në emisionin “E Diell” në “Top Channel” ai e pranoi publikisht këtë gjë.

Kur u pyet “Sa i mungon Romir Zallës ‘Portokallia’”, aktori u përgjigj shkurt dhe prerë: “Nuk më mungon”. Pas largimit nga spektakli i humorit Romiri është angazhuar shumë në shfaqjet teatrale në vend. Së fundmi ai ka qenë pjesë e shfaqjes “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, një komedi me mesazh të thellë, që tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut kryeqytetas.