Sigal

Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo janë tre këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare, të cilët këndojnë rryma të ndryshme muzikore. Megjithatë këta tre artistë kanë vendosur të bashkojnë zërat e tyre të veçantë në një projekt i cili pritet të publikohet së shpejti. Treshja do të sjellin për publikun versionin e ri të një kënge të vjetër shqiptare e cila këndohet nëpër dasma.

Teksa ishte i ftuar në puntatën e parë të emisionit “Lart e Poshtë”, Robert Berisha tregoi pak nga ky projekt, i cili me siguri do të pushtojë zemrat e publikut.

“Projekti më i afërt do të bëhet javën tjetër dhe do të xhirohet në Tiranë. Është bashkëpunim me Kastro Zizon dhe Eneda Tarifën. Kastro këndon një pjesë si rep, pak ‘funny’. Eneda këndon pjesën e parë të refrenit ndërsa unë pjesën e dytë,”- shprehet Roberti.

Përgjatë intervistës i pyetur nga prezantuesi se kush ka qenë surpriza e fundit që i ka bërë Norës, Roberti tregoi se ka qenë një çantë e firmës së njohur “Channel”.