Rikthehet Floriana Garo, jep lajmin surprizues

197

Floriana Garo do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë krejt papritur sot në një intervistë për emisionin e Rudinës në Tv Klan. Teksa fliste për vështirësitë e menaxhimit të karrierës, biznesit dhe Adias, Floriana dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë. Adia, do të bëhet se shpejti me një motër ose vëlla. Nuk dihet ende gjinia e bebit, pasi Floriana është 3 muajshe shtatzënë.

“Jam shtatzënë 3-muajshe. Është shumë herët, por ne donim që Adia të kishte një motër ose vëlla. Adia ka marrë të gjithë vëmendjen tonë, të gjyshërve dhe është llastuar paksa. Ndoshta ardhja në jetë i një fëmije tjetër, do ta ndryshojë disi. Pastaj mendova: unë ia kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”,-është shprehur Floriana.

Sa i përket gjinisë së bebit, Floriana do të donte djalë meqë e ka një vajzë, por këto “punë” i di vetëm Zoti.

“Unë do të doja një djalë, meqë e kam vajzën, por shpresoj që të ketë vetëm shëndetin. Për Adian do të ishte më mirë një motër, por unë dua të jetë shëndoshë e mirë, çfarë do që të jetë”,-është shprehur Floriana me sytë që i qeshnin nga lumturia.

Floriana u bë nënë një vit më parë, por duket të jetë gati për fëmijën e dytë.

Ne i urojmë shtatzëni të mbarë…

ImageImageImage