Rihanna surprizon shqiptaren, bëhet ‘kliente’ në dyqanin e saj

238

Një shqiptare që jeton në Nju Jork është surprizuar kur ylli i popit, Rihanna ka hyrë në dyqanin ku ajo punon.

Vlora Ejupi ka publikuar fotografinë me këngëtaren e njohur, e cila i dha fanses një buzëqeshje.

Prive ka zbuluar se Rihanna ka hyrë në dyqan gjatë të mërkurës pasi po bënte Pazar në një prej lagjeve më të famshme në Nju Jork.

Diva ndërkombëtare kishte veshur pallto ngjyrë të kaltër dhe qafore gjigante me diamant.