Pas ndarjes nga Mozzik, ja si është raporti i Loredanës me Getinjon

539
Sigal

Prej disa muajsh, çifti shumë i përfolur i showbiz-it, Mozzik dhe Loredana Zefi, nuk janë më bashkë e madje edhe e kanë deklaruar publikisht ndarjen e tyre.

Ishte Loredana ajo që konfirmoi ndarjen e para në një status të gjatë në Instagram, duke treguar se ata kishin vendosur të vazhdonin jetët e tyre të ndarë por që normal së bashku do mbajnë një marrëdhënie shumë të mirë për shkak të vajzës së tyre, Hanës.

Mirëpo, duket se ndarja e tyre nuk ka qenë edhe fort në mirëkuptim pasi dyshja ka filluar edhe me ironi e thumba adresuar njëri-tjetrit në median sociale, kryesisht në Instagram.

Ndërkohë që Loredana ironizon ish-in e saj nëpër postime, Mozzik publikoi këngën e tij të re “Dhelpër dinake”, e cila mendohet t’i dedikohet po ashtu Loredanës dhe ku ai pozon krah një modeleje vërtet të bukur.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes së tyre jo fort paqësore, Loredana duket se ruan marrëdhënie të mira me kunatin e saj.

Këtë reperja e ka treguar me gjestin e fundit që ka bërë në videon live të Getinjos, siç mund ta shihni në foton e siguruar nga “Iconstyle.al”.

“Qëndro cool vëlla”– i shkruan Loredana, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Me këtë mesazh për Getinjon, reperja tregoi se pavarësisht ç’bëhet mes saj dhe Mozzik, ajo vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me xhaxhain e vajzës së saj, Hanës.

Image