Liam Hemsworth është fotografuar dorë për dore me aktoren Maddison Brown të enjten, vetëm dy muaj pasi konfirmoi ndarjen e tij të papritur nga bashkëshortja Miley Cyrus.
Në pamjet e siguruara nga TMZ, Liam, 29 vjeç, dukej i qetë në përpjekje për të harruar dashurinë e tij të madhe e cila nga ana e saj ka pasur më shumë tentativa për lidhje sesa aktori.
Nga ana e saj, Miley duket se po e konfirmon edhe më shumë lidhjen me shokun e ngushtë Cody Simpson, i cili i ka qëndruar pranë gjithmonë në momentet e saj më të këqija.
Liam dhe Miley u ndanë në gusht dhe ai bëri kërkesë për divorc menjëherë pas kësaj. Ndarja ishte goxha e bujshme, por të dy duket se po e marrin veten!