Moderatorja Nevina Shtylla së shpejti pjesë e një projekti ndërkombëtar

588
Sigal

Moderatorja e njohur e ekranit dhe shumë e dashur për publikun, Nevina Shtylla, ka zbuluar planet e së ardhmes.

Në InstaStory e saj, Nevina në “Ask me a question”, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit.

Njëri nga ndjekësit i ka kërkuar Nevinës të vendosë mes aktrimit, prezantimit dhe informatikës, ndërsa moderatorja s’ka nguruar të zgjedhë mes 3 profesioneve.

Moderatorja ka treguar se në këtë moment të jetës do të veçonte kinemanë, duke qenë se i është përkushtuar dhe do të vazhdojë t’i përkushtohet ende.

“Do veçoja për momentin kinemanë, duke qenë se jam përfshirë edhe në produksion tashmë. Filmi më i fundit, ku unë jam Executive Producer del në kinema me 19 dhjetor.

Ndërkohë, si aktore vitin e ardhshëm do t’i bashkohem një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar,”– ka treguar Nevina, pa zbuluar ende se për çfarë bëhet fjalë.