Moderatorja e njohur suprizohet nga i dashuri i saj, ja çfarë propozimi i ka bërë boksieri i njohur

244

Moderatorja e emisionit “Ditë e Re”, Dajana Shabani, tanimë nuk ngurron t’i shprehë publikisht dashurinë partnerit të saj të ri.

Maloku i cili prej vitesh jeton në Gjermani ku edhe ushtron profesionin e tij si boksier, ka bërë për vetë moderatoren dhe çifti prej muajsh po shijon romancën e tyre.

Duket se dyshja e dashuruar po mendojnë të kalojnë në një tjetër stad të lidhje së tyre.

Ka qenë Kamer ai që që ka marrë hapin për t’i propozuar partneres së tij.

’Do martohesh me mua’ ishte pyetja që Maloku i drejtoi Dajanës.

Dhe sigurisht përgjigja ishte pozitive nga ana e moderatores: Poooooooo.

‘Do bëjmë dhe dy fëmijë’ vazhdon më tej boksieri.

‘Zemër mos e tepro tani’ ishte përgjigja me shaka e moderatores.

Dhe siç duket nga emocioni moderatorja ka ndarë bisedën e tyre në Instagram dhe shumë shpejt mund të kemi një dasëm.